Princesha Beatrice vendosi të zhvillonte një ceremoni private, edhe pse do të kishte dashur diçka të ngjashme me atë të kushërinjve, Harry e William.
Së fundi kanë dalë dhe fotot zyrtare të oiftit, njëra prej të cilave e tregon princeshën dhe partnerin e saj, Edoardo Mapelli Mozzi përpara kishëzës së zbukuruar me lule ku lidhën kurorë. Në tjetrën janë në shoqërinë e gjyshërve të Beatrices, mbretëreshës Elisabetë dhe Dukës se Edinburgut.
Në asnjërën prej fotove të publikuara nga Buckhingham Palace nuk shihen gjëkundi prindërit e nuses, Duka dhe Dukesha e Jorkut. Edhe pse u konfirmua se babai i saj, princi Andreë e kishte shoqëruar në altar, në fotot zyrtare është shmangur prania e tij.
Andreë ka mbajtur përgjithësisht një profil të ulët që që prej skandalit të abuzimeve seksuale të mikut të tij, Jeffrey Epstein, në të cilat thuhet se është përfshirë edhe ai vetë. Në ceremoni, Beatrice ka zgjedhur të mbajë një fustan vintage në ngjyrë fildishi prej sateni, krijim i Norman Hartnell e të qëndisur me diamante, të cilin ia ka huazuar mbretëresha.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…