Tashmë prej dy vitesh, çdo verë mbahet në Prishtinë “Sunny Hill Festival”, që mbledh shumë këngëtarë shqiptarë e huaj dhe mijëra fansa. Mirëpo për shkak të pandemisë ky festival ka patur shumë pikëpyetje.
Organizatorja e tij, Dua Lipa, ka treguar se këtë vit për fat të keq “Sunny Hill” nuk do të mbahet. Dua ka lajmëruar se festivali do të mbahet vitin tjetër. “Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin.
Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore”, ka shkruar Dua krahas postimit. Ky lajmërim mund të ketë trishtuar shumë fansa, edhe pse diçka e tillë ishte e pritshme për shkak se grumbullimet me shumë veta nuk do lejohen për një kohë të gjatë.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…