Categories: Uncategorized

Bora Zemani tregon pse e puth djalin në buzë: Mua ashtu më shijon (FOTO LAJM)

Moderatorja, Bora Zemani ka rrëfyer përjetimin e saj kur pa për herë të parë djalin e saj, Arborin. E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Zemani u shpreh se ka qenë dashuri me shikim të parë dhe ishte një emocion shumë i fortë.

Më tej, moderatorja shtoi se është bërë nënë shumë e re, 22 vjeç dhe i duket sikur gjatë gjithë jetës ka qenë mami.

Të lidhura

None found

Bora Zemani ka treguar se është shumë e lidhur me djalin e saj dhe vazhdimisht poston në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme, ku nuk mungojnë edhe puthjet në buzë.

“Nuk e di a kam përjetuar ndonjë gjë më të bukur në jetën time. Ajo ka qenë dashuri me shikim të parë. Thoja nuk ka mundësi. Si ka mundësi një njeri të sjellë në jetë një krijesë tjetër dhe ta dojë kaq shumë menjëherë. Ishte vërtet emocion shumë i forte”, thekson ajo.

Rudina Magjistari: E mban mend me detaje?

Bora Zemani: Mbaj mend vetëm pjesën kur ma kanë sjellë në një krevat të gjithin me xham dhe vetëm e shihja nga krevati im. E pashë shumë pak në momentin e parë në fakt, gjatë lindjes. Më pas kisha mundësinë të fokusohesha më mirë, që të shihja tiparet e tij, çdo gjë dhe isha thjesht e mahnitur. Nuk nxirrja dot asnjë fjalë nga goja. Më dukej çdo gjë që bënte Arbori, sikur po bënte një mrekulli, qoftë edhe të nxirrte një tingull zëri apo edhe të teshtinte më dukej sikur po bënte gjënë më të bukur në botë.

Rudina Magjistari: Si ndryshoi jeta jote nga ai moment?

Bora Zemani: Ndryshoi për mirë në fakt. Unë jam bërë mami shumë e vogël. Më duket sikur gjatë gjithë jetës time kam qenë mami, ngaqë jam bërë shumë e vogël mama.

Rudina Magjistari: Sa vjet i bie të kesh qenë ti kur lindi Arbori?

Bora Zemani: 22 vjeç, lindi Arbori, për pak kohë pastaj unë bëra 23. Por që më duket sikur kam qenë gjatë gjithë kohës dhe nuk kam ndonjë kujtim kushedi se çfarë unë vetëm. Më duket sikur gjithmonë kam qenë unë dhe Arbori bashkë. Natyrisht që një fëmijë të ndryshon shumë dhe të bën t’i marrësh gjërat shumë më seriozisht.
—–
Bora Zemani: Të gjithë prindërit e kanë zgjedhje të tyren. Unë nuk e privoj veten në mënyrën si ia shpreh dashurinë Arborit. Nëse më vjen ta puth kudo, e puth kudo, si në faqe, si në buzë. E kemi këtë puthjen një shprehje dashurie shumë të pastër ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nuk them asgjë as për ata që janë kundër kësaj gjëje. Unë kam përshtypjen secili e shijon si të dojë.

Rudina Magjistari: Ja ke shpjeguar ndërkohë? E bën diferencën?

Bora Zemani: I di vetë në fakt këto gjëra dhe m’i thotë dhe vetë. Një çift i martuar thotë puthet në buzë, por dhe ne të dy, nuk ka problem.

Rudina Magjistari: E planifikon, mendon që do vijë një moment dhe do ta ndërpresësh, do t’i thuash stop më?

Bora Zemani: Sigurisht! E kemi rralluar shumë kohët e fundit në fakt. Kam përshtypjen vijnë natyrshëm këto gjëra.

të fundit

Modeli statistikor nxjerr në pah favoritët për triumfin në Kupën e Botës

Platforma e njohur për statistika dhe analiza të futbollit, Football Meets Data, ka publikuar parashikimet dhe probabilitetet më të fundit…

36 minutes ago

Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u…

1 hour ago

Jordan Henderson vendos rekord me Anglinë pas vetëm pak minutash në fushë

Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë…

2 hours ago

Infantino në qendër të kritikave për udhëtimet ajrore: 27 fluturime private për 24 ndeshje në Botërorin 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë pjesë në 24 ndeshje brenda pak më shumë se dy javësh gjatë Kupës…

2 hours ago

“At the end of the day, everything we do, we do for ourselves” — is kindness increasingly being tied to self-interest? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

2 hours ago

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

3 hours ago