Disa fotografi të Brad Pitt ku shfaqej bashkë me modelen Nicole Poturalski në një aeroport të Francës bënë xhiron e mediave të huaja. Së fundmi, Daily Mail ka publikuar disa detaje se si është njohur dyshja, ku shkruan se Pitt u takua me modelen në restorantin e burrit të saj në Berlin, në gusht të 2019-ës.
Aktori u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68-vjeç në vitin 2009 kur po xhironte filmin “Quentin Tarantino, Inglorious Basterds. Ai u rikthye në këtë restorant 10 vite më pas për promovimin e filmit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, ku edhe u njoh me modelen.
None found
Romancë e re: Një vit në Brad dhe Nicole janë një çift në dashuri dhe aktualisht me pushime në luksin e tij 50 milion £ Chateau Miraval në jug të Francës (foto në shfaqjen e Kanye West në Hollywood Bowl në Los Angeles në nëntor 2019)
Disa javë më vonë pas njohjes me Pitt, Nicole udhëtoi për në Los Angeles për realizimin e një seti fotografik, ku dhe u takua me Pitt. Dyshja u fotografua më vonë së bashku në një koncert të Kanye West. Brad Pitt dhe Nicole Poturalski raportohet se po shijon romancën e dashurisë prej një viti tashmë, ndërsa aktualisht ndodhen me pushime në jug të Francës.
Mail Online shkruan se Poturalski është ende e martuar me 68 vjeçarin, më të cilin ka edhe një djalë. “Roland është një njeri shumë filozofik. Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi. Ata janë ende të martuar, por mund ta konsideroni marrëdhënien e tyre si një “martesë të hapur.”, tha një mik i modeles.
Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…
Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…
Rasti i nëntë shtetasve somalezë, të cilët u larguan nga akomodimi gjatë vizitës së një delegacioni zyrtar në Kosovë dhe…
Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë organizuar homazhe…