Categories: Uncategorized

Babai iu infektua me COVID 19, Dj Viki ironizon publikisht Ramën dhe Veliajn (FOTO LAJM)

Vik Kraja, djali i Dhimitër Krajës, mjeku në pension i cili u infektua e trajtua në spital me COVID 19 pasi iu bashkua vullnetarisht ekipit të mjekëve që po trajtojnë të sëmurët në Spitalin Infektiv, ka hedhur një postim në Instagram ku ka i ka bërë ‘tag’ Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Mora leje me hudh plenat, kafet plot, marketet plot, bankat plot, të gjithë me kafe në dorë, po putheshin. E hënë pranverore” shkruan ai me ironi në story e llogarisë së tij në Instagram duke ‘vënë në dijeni’ dhe kryeministrin së bashku me kryebashkiakun të cilët kishin premtuar masa të rrepta për ruajtjen e distancimit social në të gjithë vendin, e kryesisht në qytetet e mëdha siç është dhe metropoli i Shqipërisë.

Në fakt gazetarët e Fax Neës kanë raportuar se pothuajse në të gjitha qytetet e vendit, rrugët kanë qenë të mbushura si në ditët para-Covid 19, ndërsa me shqetësim shihen grumbullimet masive në banka, markete e tregje. Sot në Tiranë shqetësuese ka qenë situata para godinës së ADISA-s ku dhjetëra qytetarët janë grumbulluar të revoltuar duke shpërfillur rrezikun e infektimit pasi shumë prej tyre nuk u kanë pagesat mujore duke u vënë në pikëpyetje ushqimin.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

19 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

35 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

58 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago