Victoria Beckham u përball me kritika të forta javët e shkuara, për shkak se ajo vendosi që të përfitonte nga shteti për të paguar 25 punonjësit e kompanisë së saj. Kjo nuk u prit aspak mirë nga publiku, sepse pasuria e Beckham kap vlerën e 335 milionë paund. Pas kritikave të forta, Victoria u tërhoq nga vendimi i saj dhe premtoi se punonjësve do ju siguronte 80% të pagës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Por e gjitha nuk mbaron me kaq, sepse së fundmi është zbuluar se Victoria dhe David Beckham kanë marrë një kredi prej 10 milion paund për të blerë një apartament luksoz në Miami. Duke qenë se ajo ka mundësi për të marrë një kredi për të blerë një tjetër shtëpi, shumë njerëz mendojnë që Victoria mund të kishte bërë të njëjtën gjë për të paguar punonjësit e saj dhe të mos mbështetej tek të ardhurat e mbledhura nga taksapaguesit britanikë.
Shtëpia e re e Victoria dhe David me 5 dhoma gjumi është e kompletuar me një zonë të veçantë për uljen e helikopterëve, një pishinë, spa, sallon flokësh, një bar dhe palestër. Pavarësisht se kritikat për ta kanë qenë të forta, deri më sot çifti Beckham nuk ka reaguar, madje ditën e djeshme ata vazhduan të qetë me festimet për ditëlindjen e 45-të të David.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…