Categories: Uncategorized

Alketa Vejsiu tregon vështirësitë: Ishim të varfër, kam punuar që 14 vjeç (FOTO LAJM)

Krah shumë figurave të njohura italiane edhe Alketa Vejsiu do të jetë një ndër prezantueset e festivalit të madh “Sanremo”.

Moderatorja shqiptare nuk ka nguruar të shfaqw në asnjë moment entuziazmin dhe lumturinë për këtë fakt.

Së fundmi Alketa ka dhënë një intervistë për revistën italiane “Gente”. Revista shkruan se përpos se prezantuese, Alketa është dhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjec“, shkruhet në përshkrimin e saj.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”, ka treguar moderatorja për ‘Gente’.

Po ashtu ajo ka kujtuar kohën e shkuar, duke rrëfyer se ka punuar që në moshë të re pasi familja e saj ishte e varfër. “ Rrogën e parë e kam cuar në shtëpi në moshën 14 vjecare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një bicikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicjoze. Ishim të varfër dhe doja të bëja dicka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit”, është shprehur ajo.

Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një një pjesë të Intervistës dhe shkruan: “Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve!”

të fundit

EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në…

35 seconds ago

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…

45 minutes ago

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…

1 hour ago

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…

2 hours ago

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…

2 hours ago

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale…

2 hours ago