Categories: Uncategorized

Alketa Vejsiu flet për fituesen e festivalit të RTSH: Është një histori e errët (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka folur edhe për zhurmën që mori shpallja fituese e Festivalit të RTSH të këngëtares Arilena Ara.

E ftuar në Opinion, ajo tha se ka qenë e distancuar dhe se nuk ishte ajo që vensote për fituesin.

Të lidhura

None found

Blendi Fevziu: Pati debate shumë të mëdha që ju kishit parazgjedhur ose preferonit Elvana Gjatën në vend të Arilena Arës çfarë ka ndodhur realisht?

Alketa Vejsiu: Shiko si është e vërteta e kësaj historie. Unë mendoj njëherë që Arilenën kur ishte një vajzë e vogël në audicionet e X-Factor me shall në Teatrin e Shkodrës, Alketa e pikasi midis të gjithë të tjerëve dhe tha: kjo vajza është talent.

E kam mbështetur në X-Factor që të fitonte dhe jam shumë krenare që Arilena e ka fituar dhe e ka mbajtur prestigjin e atij çmimi. Uroj që ajo të këndoj me Lady Gagën një ditë dhe nuk ka dyshim që ajo është një vajzë super e talentuar.

Kam patur një rezervë që në fillim kur Arilena u bë pjesë e kastit, meqë Shqipëria vuan nga nepotizmi dhe gjithmonë prioritarizohen njerëzit që janë afër nesh n ata zënë vende pune ata marrin çmime, duhet të jesh miku i tij i atij që të zësh një vend …unë kam qenë kundër që Arilena të ishte në kastin e festivalit vetëm për këtë shkak për të mos i prerë ëndrrat të tjerëve që të mos merrnin këtë kosto se 21 vjeç mund të vinte në festivalin tjetër ta fitonte por jo në kurriz të kësaj kauze…Unë skam fuqi ta përzgjedh sepse në momentin që vendos një juri..

Blendi Fevziu: Siç është nepotizmi në Shqipëri e dimë që edhe zgjedhjet kanë 100 mekanizma…

Alketa Vejsiu: Unë vet kam qenë absolutisht e distancuar nuk i kam njohur tre anëtarët e huaj të jurisë nuk kam pirë kafe me ta, e kam njohur në skenë suedezin …nuk dija prezencën e dy shqiptarëve që janë futur vërtet në moment të fundit , por për këtë mund të japë shpjegime drejtori i RTSH, nuk e kam unë tagër këtë gjë …unë di vetëm një gjë që dypikëshi i Mikaela Mingës për mua ka qenë një histori e pasqaruar dhe dypikëshi për mua ka patur abuzim.

Se nuk mundet një vajzë që ka bërë 40 hite ti ta penalizosh dhe ta fyesh, mund ti japësh 6 pikë, 7 pikë, 8 pikë por jo 2 . 2 është një histori e errët që mua më ka mbetur e pazgjidhur. Por unë e kam mbyllur me deklaratën time në Instagram këtë histori dhe nuk jam marrë më.

Më vjen keq për një gjë që edhe Elvana edhe Arilena janë lënduar të dyja , më vjen shumë keq dhe i kërkoj ndjesë sepse janë vajza dhe unë i mbështes vajzat. Jam në këtë profesion për ti mbështetur meqë kam mundësitë e mikrofonit …Më vjen keq mbas kam gabuar , një lapsus sepse nuk më takonte për rolin që kisha , duhet të mbaja qëndrim të njëanshëm , por dy pikët në Shqipëri janë simbol i një sistemi që nuk funksionon./Opinion.al/

të fundit

Gazetari argjentinas Enrique Macaya Márquez, 91 vjeç, me 18 Kupa Bote: “Nuk mund të thuhet se ka vetëm një më të mirë në histori”

Enrique Macaya Márquez, gazetari argjentinas 91-vjeçar, është personi që ka mbuluar më shumë Kupa Bote në histori, plot 18 edicione…

7 minutes ago

Partially blind 40-year-old appears in court in Britain, accused of murdering two sex workers and raping another woman

Në Britani ka nisur përballja me drejtësinë për një 40-vjeçar pjesërisht të verbër, i cili akuzohet se ka vrarë dy…

7 minutes ago

MEP Christina Guarda from the protest in front of the Prime Minister’s Office: The path to the EU is with dignity, not submission

Eurodeputetja Christina Guarda la qenë sot e pranishme në protestën para Kryeministrisë. Guarda falënderoi protestuesit dhe tha se ata iu…

8 minutes ago

IKMT Imposes Fine and Halts Activity Over Illegal Intervention in the Bed of the Valbona River

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit verifikoi në terren denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në shtratin e lumit…

8 minutes ago

MEP Jutta Paulus at the protest: Rama asked me by email not to support an amendment, your voice will be heard in Brussels

Në protestën masive përpara Kryeministrisë ka marrë fjalën edhe eurodeputetja gjermane, Jutta Paulus, e cila ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta…

9 minutes ago

Cilat degë nuk morën pjesë në mbledhjen e LDK-së?

Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka folur për mbledhjen e kolegjiumit të LDK-së e mbajtur më herët, ku në këtë takim…

10 minutes ago