“E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini…”
Pas dëshmisë së publikuar në media nga shtetasi N.H, si dëshmitar okular në aksidentin, që u përfol se ishte përfshirë moderatorja sportive Ilda Bejleri, ka reaguar kjo e fundit.
Në Instagram Bejleri shkruan se paska ende njerëz të mirë në këtë vend teksa thekson se ndoshta njerëzit dalin nga vetja prej varfërisë dhe për të përfituar në çdo rrethanë.
“Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.
E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.
E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.”- shkruan Ilda Bejleri.
GSH publikoi deklaratën që dëshmitari me inicialet N.H., dha në polici ku thoshte se nuk moderatorja nuk e përplasi dhe as e kishte prekur me automjet, por Enriketa Gjuzi ishte me semafor të kuq dhe ndoshta nga hutimi ishte rrëzuar.
Së fundmi, në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, në qendër të vëmendjes është Dolce dhe Limi, pasi mes tyre…
Pasi la garën në “Big Brother VIP Albania 5”, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku…
Partia Demokratike do të zhvillojë të shtunën e 24 janarit protestën e radhës kombëtare. Bëhet me dije se tubimi do…
Thashethemet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Argjira Spanca kanë pushtuar rrjetin gjatë orëve të fundit, duke përfshirë edhe…
Kristjan Asllani po shqyrton variantet që ka për vazhdimin e karrierës së tij, teksa etapa te Torino tashmë duket e…
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur ditën e sotme shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Ky vendim…