Reperi i njohur shqiptar Agon Amiga ka shpjeguar për herë të parë arsyet e largimit nga ‘Babastars’. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai është shprehur se tashmë nuk ka më asnjë komunikim me anëtarët e grupit.
“Të them të drejtën nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës. Kanë ndryshuar shumë gjëra.”
None found
I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, se si ka përjetuar situatën e krijuar prej covid-19, Agon ka shprehur se fillimet i ka pasur të vështira madje se ka përjetuar edhe paranoja.
“Në fillim të tregoj të vërtetën kisha paranoja për djalin. Këtu ku jetoj ka shumë parqe dhe një pjesë e madhe e familjeve kanë fëmijë. Unë në orën 7 dal gjithmonë me djalin, qoftë borë apo shi. Dhe nisa të frikësohem. Por tani jam stabilizuar dhe më duket gjithçka okay,”– u shpreh reperi.
Për fansat e muzikës së tij, Agon Amiga u shpreh se shumë shpejt do të vijë për publikun shqiptar me projekte të reja dhe shumë bashkëpunime.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…