Categories: Uncategorized

Adelina Ismajli flet për herë të parë për bashkëshortin: Është 3 vjet më i ri se unë, por i heq kapelën (FOTO)

Është tashmë 41 vjeçe dhe këtë fakt e pranon gjithë krenari kur miqtë habiten se si është e mundur që një artiste aktive prej dy dekadash në skenë e tashmë nënë, duket njësoj si para 20 viteve.

Për ata që s’e dinë, vetë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e ka deklaruar moshën në një koment që ka bërë poshtë një postimi ku shihet teksa firmos një marrëveshje, të cilën ende e ka lënë mister se për çfarë bëhet fjalë.

Të lidhura

None found

E përveç deklarimit të moshës së saj pa asnjë kompleks, Adelina ka folur për herë të parë publikisht për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit.

Në urimin që Vali i bënte në “Instagram” duke i thënë “Suksese zemër!”, Adelina iu përgjigj: “Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”.

Askush nuk e dinte deri më sot moshën e saktë të Valit, edhe pse duken si moshatarë, madje komentohen shpesh për ngjashmërinë e madhe fizike. Ishte pikërisht Vali dhe historia me të, që Adelina të gjente stabilitetin e ëndërruar në jetën private, të linte Kosovën e të niste një jetë të qetë në Zvicër.

Por kjo nuk është hera e parë që ajo ia shpreh atij mirënjohjen. Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur ndau një moment pranë bashkëshortit të saj, e falënderoi për çdo gjë që ka deri tani në jetë.

“Faleminderit Zot për të gjitha! Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua Val Krasniqi!”, shkruante Adelina poshtë fotos ku po shijonte drekën me njeriun më të dashur të saj dhe djalin e tyre.

Fansat e Ismajlit lanë komente nga më të ndryshmet, duke e komplimentuar këngëtaren për familjen e saj të bukur e duke i theksuar se duhet të ndajë më shpesh momente si këto në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja Adelina Ismajli u bë nënë tre vjet më parë, pasi në prill të 2017-ës solli në jetë djalin. E ftuar në “Prive”, ajo foli për të rejat në jetën e saj dhe konfirmoi se po mendon për fëmijën e dytë.

Ajo tha se ka dëshirë të lindë një vajzë. Edhe kur kishte kuptuar se ishte shtatzënë për herë të parë kishe dëshiruar një vajzë, po me ardhjen e Uliksit në jetën e saj, këngëtarja e ka kuptuar se edhe djemtë janë shumë simpatikë.

Të shohim se kur do të bëhen prindër për herë të dytë Adelina dhe Vali, të cilët prej vitesh jetojnë në Zvicër. Pas qëndrimit disamujor në Kosovë bashkë me partnerin e saj dhe djalin, këngëtarja u kthye në Zvicër e më pas ka udhëtuar për pushime drejt Francës.

Ndër fotot e publikuara në “InstaStory” nga këngëtarja, duket se familja është e kujdesshme ndaj pandemisë, pasi shfaqen gjithmonë me maska në fytyrë. Sa i përket karrierës, kohët e fundit u është kthyer eventeve muzikore pas një kohe të gjatë pushimi e dedikimi të plotë familjes dhe të birit./Panoramaplus.al

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago