Ditën e djeshme një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Torovicë-Lezhë. Një mjet tip “Benz” përpalsi këmbësorin 71-vjeçar Ndue Sokol, i cili ndërroi jetë në spital.
Shoferi i mjetit, pasi shkaktoi aksidentin u largua menjëherë nga vendngjarja, por tashmë policia e ka lokalizuar dhe e ka vënë në pranga.
None found
Njoftimi i policisë:
Aksidentoi me pasojë vdekjen 1 shtetas dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas ditën e djeshme, në rrugën rurale Torovicë, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetas 71 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Pas aksidentit, 26-vjeçari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./albeu.com
Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në barazim 1-1 në një përballje interesante të vlefshme për Ligën Premier, ku të dyja…
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës…
Ernest MuçiPara disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë,…
Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë…
Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…
Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…