Categories: Uncategorized

Sherr në mes të Vlorës, 49-vjeçari plagos me thikë bashkëqytetarin (FOTO)

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë një 55-vjeçar.

Dy burrat janë grindur fillimisht me fjalë për motive të dobëta, më pas 49-vjeçari e ka goditur me thikë 55-vjeçarin, i cili tahmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një 55-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në fshatin Novosel, gjatë të cilit ishte plagosur me mjet prerës shtetasi  55 vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar 49 vjeçar, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 49 vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

të fundit

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

10 minutes ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

21 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

29 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

38 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

53 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

57 minutes ago