Categories: Uncategorized

Ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke

Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë një nga shkaktarët mund të gjendet në kuzhinë. Në këtë artikull do të gjeni një listë të ushqimeve që shkaktojnë dhimbje koke, të cilën agroweb jua sjellë për t’ju ardhur në ndihmë.

Pijet e Gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë një substancë të njohur si aspartame e cila duhet konsumuar me kujdes. Kjo substancë shkakton marramendje, humbje kujtese dhe dhimbje koke. Sasia e lejuar e kësaj substance është 50 mg në ditë, ndërsa një kanaçe me pije të gazuar përmban 180 mg.

Bananet dhe avokadot

Kur bananet dhe avokadot janë të tejpjekura ato përmbajnë tyraminë, një amino acid që shkakton migrenë dhe dhimbje koke. Këto dy ushqime janë nxitës të fortë të dhimbjeve të kokës. Kujdes me sasinë.

Akullorja

Ushqimet dhe pijet tepër të ftohta që bien në kontakt me fytin mund të shkaktojnë një ngushtim të menjëhershëm të enëve të gjakut në zonën e kokës. Ndaj ngrënia e akullores shkakton një dhimbje koke shtrënguese.

Çamçakëzi

Sipas të dhënave, përtypja e vazhdueshme e çamçakëzit me shije të fortë menteje për disa minuta shkakton dhimbje kronike të kokës sepse stërmundon nofullën.

Djathi

Vjetërimi i djathit përmirëson shijen e tij, por edhe nxit prodhimin e amino acidit tyramine. Djathi veçanërisht ai kaçkavall, mocarela, djathi i mykur e të tjerë, kanë një përmbajtje të lartë të tyraminës që nxit dhimbjet e kokës.

Vera e Kuqe

Vera e kuqe, birra dhe pije të tjera alkolike përmbajnë nivele të larta tyramine, një amino acid që nëse nuk shpërbëhet në aparatin tretës, ndikon në dhimbjet e kokës.

Kripa

Sasitë e mëdha të kripës nxisin përsëritjen e shpeshtë të dhimbjeve të kokës. Ekspertët janë të bindur për këtë dhe sugjerojnë konsum të kufizuar të kripës.

Çokollata

Çokollata na bën të lumtur por edhe shkakton dhimbje koke. Ajo përmban kafeinë, tyraminë dhe substanca të tjera stimuluese, përbërës që nxisin dhimbjet e forta të kokës.

të fundit

Dosja “Toyota Yaris”/ GJKKO dënon me 4 vite burg Radovan Çelën

GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela, i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj…

11 minutes ago

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Jam pa fjalë, ngushëllime familjes dhe miqve

Këtë të enjte, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Artan Lame, një nga figurat…

18 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…

32 minutes ago

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës/ Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Policia e Durrësit, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për përfshirje indirekte në atentatin ndaj 29-vjeçarit…

43 minutes ago

Publikohen FOTOT e mafiozëve shqiptarëve të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar e të strukturuar kriminal

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të…

1 hour ago

Janar-Prill 2025/ Investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga viti 2010

Nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE,…

2 hours ago