Categories: Uncategorized

Tre çajrat më të mirë bimorë për të luftuar ftohjen dhe gripin

Jemi në sezonin kur të gjithë, në punë, shkollë, shtëpi, duken të sëmurë.

Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt anësor.

1. Çaj xhenxhefili me limon, mjaltë
Pa dyshim xhenxhefili është një bimë me fuqi të jashtëzakonshme mjekësore. Por, i kombinuar në çaj me dy fuqitë e tjera medicinale të natyrës, limoni dhe mjalti, kjo recetë shndërrohet në superfuqi mbrojtëse për organizmit. Çaji me xhenxhefil, limon dhe mjaltë lehtëson simptomat e ftohjes, kollitjen dhe acarimet e fytit. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe 2 lugë mjaltë, hidhni në një filxhan me çaj xhenxhefili dhe konsumojeni ngadalë shkruan Shëndeti.

2. Çaj kamomili me borzilok dhe mjaltë
Një mënyrë e mirë për të luftuar virozat, ethet, këputjet e trupit, dhimbje muskujsh, rënie të imunitetit etj. Përgatitja e saj: në 1 litër ujë hidhni 1 lugë kamomil, 1 lugë gjethe borziloku dhe lërini të valojnë disa minuta. Konsumojeni të vakët dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë. Konsumojeni 2-3 herë në ditë, derisa të ndiheni më mirë.

3. Çaji i blirit
Lufton të ftohtin dhe gripin! Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar. Lulet e blirit ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e trupit dhe në harmoninë psikofizike. Ja përse janë të mira në rastet kur dhimbja e kokës është e vazhdueshme. Mund të pihen sidomos në darkë, para se të shkoni për të fjetur.

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

42 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago