Categories: Uncategorized

Testohet ilaçi kundër Covid-19, parandalon mpiksjen e gjakut

Shkencëtarët janë duke testuar një ilaç eksperimental i cili mund të parandalojë mpiksjen e mundshme vdekjeprurëse të gjakut të lidhur me Covid-19.

Testimi, i financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, do të shqyrtojë teorinë se mpiksjet lidhen me një çekuilibër hormonal të shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit.

TRV027 do të bëhet një nga disa ilaçet të cilat aktualisht janë duke parandaluar efektet më të këqija të infeksionit Covid-19.Një e treta e pacientëve me koronavirus të shtruar në spital zhvillojnë mpiksje të rrèzikshme të gjakut. Ilaçi, TRV027, punon për të ribalancuar hormonet ndikuese në presionin e gjakut duke përfshirë ujin dhe kripën.

Shkencëtarët nga Imperial College London, të përfshirë në testim, mendojnë se kur vírusi hyn në trup, ai përdor një enzimë si “dorezë” për të hyrë tek qelizat. Por kjo çaktivizon enzimën, e cila luan një rol të rëndësishëm në balancimin e hormoneve kryesore. Kur është jashtë ekuilibrit, gjaku mund të bëhet ngjitës, duke shkaktuar mpiksje.

Ata mendojnë se TRV027 , me të cilën krijuesi i saj fitoi çmimin Nobel në vitin 2012, mund të luaj një efekt thelbësor ribalancues në organizëm.

Shumë nga trajtimet që janë ende të paplota në kurimin e Covid-19 përqëndrohen në përgjigjen inflamatore të trupit. Por çekuilibri hormonal është një “problem mjaft i veçantë”, i cili mund të sigurojë të dhëna për pyetjen se pse disa njerëz sëmuren rëndë dhe pse të tjerët jo, thotë Dr David Oëen, një nga drejtuesit e studimit.

Koagulimi i gjakut gjithashtu mund të shpjegojë pse Covid-19 duket se prek veçanërisht njerëzit që kanë tashmë sëmundje kardiovaskulare pavarësisht se në vetëvete është një sëmundje e frymëmarrjes, sipas Fondacionit Britanik të Zemrës.

Meqenëse Covid-19 është një sëmùndje kaq e ndërlikuar që ndikon në shumë prej sistemeve të trupit, ky trajtim mund të përdoret në kombinim me ilaçe të tjera thotë Dr. Kat Pollock, një udhëheqës tjetër në këtë studim.

të fundit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

26 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

33 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

51 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

2 hours ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

2 hours ago