Situata e shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 dhe izolimi në shtëpi i miliona njerëzve në botë ka nxjerrë në pah jo vetëm rrezikun e problemeve mendore por edhe të rasteve të shtuara të njerëzve që janë përballur me konstipacion.
Përpara pandemisë, besohej se 12 përqind e popullatës globale vuanin nga konstipacioni.
None found
Kohët e fundit, kjo shifër besohet të jetë rritur për shkak të qëndrimit në shtëpi dhe neglizhimit të njerëzve për tu ushqyer shëndetshëm por edhe pamundësisë për të kryer aktivitet fizik.
Qëndrimi në shtëpi na e ka kthyer jetën përmbys.
Gjithçka ka ndryshuar përreth nesh dhe është mëse e natyrshme që sistemi tretës t’i përjetojë këto ndryshime gjithashtu.
Ne nuk lëvizim dot si më parë dhe për më tepër nuk marrim sa duhet fibër apo nuk pijmë sa duhet ujë.
Po të shtojmë edhe stresin, dalin në pah faktorët që janë përgjegjës për rastet e shtuara të konstipacionit.
Stresi është i lidhur ngushtë me shëndetin e sistemit tretës. Hormonet e stresit ndikojnë ndjeshëm në lëvizjen dhe funksionin e zorrëve.
Tek disa njerëz, stresi nxit konstipacionin e tek disa të tjerë diarenë, thonë ekspertët.
Sipas tyre, kur ne jemi të stresuar, jemi të prirur ndaj ushqimeve të shpejta, të skuqura, të përpunuara dhe alkolit.
Këshillat e ekspertëve janë të thjeshta dhe tejet të arritshme.
E para është padyshim lëvizja.
Nëse nuk dëshirojmë të kemi probleme me jashtëqitjen, atëherë duhet të çohemi nga divani e të lëvizim, të kryejmë aktivitete të ndryshme fizike aq sa lejon hapësira e brendshme.
Hapi i dytë është shtimi i sasisë së përditshme të ujit. Dehidratimi është faktor në shtimin e rasteve të konstipacionit. Ne nuk duhet të harrojmë të pijmë ujë dhe duhet t’i përmbahemi rregullit të të pirit të paktën 8 gota ujë në ditë.
Fibra është e një rëndësie të madhe për të zgjidhur problemet me jashtëqitjen. Burrat dhe djemtë duhet të marrin të paktën 38 gramë fibër në ditë, ndërsa gratë dhe vajzat duhet të synojnë të marrin 25 gramë fibër në ditë.
Fibra gjendet me bollëk tek frutat dhe perimet, sidomos tek karrotat, selinoja dhe drithërat e plota.
Një regjim i pasur me këto ushqime e përmirëson mikrobiomën në stomak, zgjidh problemet me konstipacionin dhe i jep imunitetit më shumë fuqi
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...
Mbi tetë mijë emigrantë kanë mbërritur në Ishujt Kanarie gjatë pesë javëve të fundit, duke detyruar autoritetet vendore të shpallin…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë edhe pasditen e sotme në Tiranë. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, për mandatin…
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vijojnë, Partia Socialiste dhe Partia…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë vendit janë evidentuar…