Shumica e njerëzve kanë dëgjuar të paktën njëherë për hemorroidet. Hemorroidet janë shumë të shpeshta: prekin 1 në 20 persona, gra dhe burra, dhe rreth gjysmën e të rriturve më të vjetër se 50 vjeç.
Por nëse nuk ke pasur asnjëherë hemorroide, mund të jetë e vështirë të tregosh se çfarë po ndodh.
None found
Po çfarë i shkakton hemorroidet?
Akoma nuk është e qartë se pse disa njerëz vuajnë nga hemorroidet e të tjerë jo. Ekspertët mendojnë se mund të ekzistojë dhe një faktor gjenetik. Faktorë të tjerë që rrisin riskun për zhvillimin e hemorroideve janë:
Qëndrimi ulur në tualet për periudha të gjata kohe
Diarreja dhe kapsllëku kronik
Shtrëngimi gjatë jashtëqitjes
Shtatzënia
Konsumimi i një diete të varfër në fibra
Ngritja në mënyrë të rregullt e peshave të rënda
Dobësimi i indeve në anus dhe rektum që ndodh me plakjen
Cilat janë simptomat e hemorroideve? A janë ato të dhimbshme?
Gjithçka varet nga lloji i hemorroideve. Nëse vuani nga hemorroide të jashtme, mund të keni simptoma si më poshtë:
Kruajtje anale
Një apo më shumë gunga pranë anusit
Dhimbje anale që bëhet më keq kur jeni ulur
Nëse vuani nga hemorroide të brendshme do të keni këto simptoma:
Gjakrrjedhje nga rektumi (që shfaqet si gjak në jashtqitjen tuaj apo në lëtrën e tualetit)
Një hemorroide që del nga anusi juaj dhe quhet prolapsi
Hemorroidet në shumicnë e rasteve nuk shkaktojnë dhimbje kur jeni në tualet. Por nëse keni një hëmorroide të dalë (prolapsi), mund të keni dhimbje dhe enjtje.
Ferizaj ka marrë zyrtarisht titullin “Qytet Evropian i Sportit 2027”, një njohje e rëndësishme ndërkombëtare që vlerëson angazhimin e vazhdueshëm…
KORABI 0-0 FLAMURTARI Ka nisur pjesa e parë e sfidës mes Korabit dhe Flamurtarit, ndeshja përmbyllëse e javës së 10-të në…
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike PLD, Monika Zajkova, informoi se me kërkesë të qytetarëve, nisi një peticion gjë që kërkon…
Më 3 nëntor 1957, Bashkimi Sovjetik shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e eksplorimit hapësinor, duke dërguar për herë…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…
Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…