Categories: Uncategorized

Si duhet të veproni kur thonjtë e këmbës rriten brenda lëkurës

Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Ky lëndim mund të jetë i vogël nga pamja, por mund të shkaktojë dhimbje tmerrësisht të mëdha dhe bezdisje.
Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar.

Të lidhura

None found

Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje.

Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.

Çka e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës?

Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës.

Këto janë shumë të zakonshme dhe është vështirë për ti parandaluar.

Për fat të mirë, nëqoftëse se ju jeni duke u ballafaquar me këtë problem, ekzistojnë preparate shtëpiake që do të lehtësojnë dhimbjen dhe sikletin tuaj.

Konsultohuni me mjekun tuaj para se ti zbatoni ndonjërën nga këto metoda dhe do të vëreni se këmbët tuaja do të kthehen shumë shpejt në normale.

Zhytni këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë minerale

Kripa “Epsom” është mineral i përbërë nga magnezi dhe sulfatet.

Kjo lloj kripe ndihmon në dezinfektimin e këmbëve nga bakteriet dhe zbut lëkurën e irrituar.

Përdorni ujë të vakët (jo shumë të nxehtë) dhe zhytni këmbët për rreth 15-20 minuta.

Uji ndihmon në zbutjen e thonjve.

Përdorni ndonjë pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thuasPërdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thonin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thonit dhe mishit apo lëkurës së këmbës.

Vendoseni butësisht në mënyrë që thoni të mbështetet mbi pecetën.

Sigurohuni që ta ndrroni pecetën rregullisht pasi ajo luan rolin e magnetit për mbledhjen e bakterieve.

Kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe duhet ta bëni vetëm nëse jeni konsultuar me mjek paraprakisht.

Aplikoni krem antibiotikRregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin.

Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, andaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar.

Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.

Gjithashtu mund të përdorni vaj nga çaji i pemësKy lloj vaji është një dezinfektues natyral.

Përdorni vetëm disa pika në gishtin tuaj për të hequr bakteriet nga hyrja dhe irritimi i thonjve brenda lëkurës.

Këto preparate shtëpiake lehtësojnë në masë të konsiderueshme shqetësimin që keni.

Mos provoni ta preni thellë thuan para se të merrni ndonjë këshillë mjekësore, sepse mund të shkaktojë edhe më shumë dëme në gishtin tuaj.

Konsulta mjekësore është mëse e vlefshme për dhënien e metodave të sigurta për heqjen e thuas brenda lëkurës.

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

18 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

40 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

46 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

55 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago