Categories: Uncategorized

Sëmundjet që mund të shkaktohen nga i nxehti

Temperaturat ekstreme, qoftë të larta apo edhe të ftohta, janë problematike pa diskutim për të gjithë të sëmurët, e veçanërisht për ata me sëmundje kronike.

Temperatura e trupit mbahet nën kontroll nga sistemi nervor. Kur fillon të rritet temperatura, trupi përpiqet ta çojë atë në normalitet me anë të djersitjes. Nëse qëndroni në ambiente jashtëzakonisht të nxehta (për shembull kur një fëmijë lihet brenda në makinë në pikun e vapës) mund të zhvillohet hipertermia (temperaturë shumë e lartë e trupit). Edhe njerëzit që punojnë në ambiente ku ajrosja nuk është shumë e mirë dhe temperaturat janë të larta, mund të preken nga hipertermia.

Ka një ndryshim shumë të madh mes rritjes së temperaturës kur keni ethe, dhe asaj të shkaktuar nga një sëmundje e lidhur me të nxehtin, shkruan gazeta Shendeti. Ethet janë një reagim normal i trupit ndaj infeksioneve dhe gjendjeve të tjera, si të lehta ashtu edhe serioze.

Ndërsa sëmundjet e lidhura me të nxehtin janë:

Puçërrosje për shkak të të nxehtit, ndodh kur kanalet e djersitjes në lëkurë fillojnë të bllokohen apo ënjtjen, duke shkaktuar acarim të lëkurës dhe shfaqje të puçrrave.

Dhimbje për shkak të të nxehtit- Pas stërvitjes mund të keni dhimbje të muskujve duke qenë se djersitja shkakton humbje të ujit, kripës dhe mineraleve (elektrolite) në trup.

Edema e të nxehtit (ënjtje) në këmbë dhe duar, shfaqet kur qëndroni në këmbë ose ulur për një kohë të gjatë në një ambient të nxehtë.

Tetania e të nxehtit (stresi nga i nxehti), shkaktohet zakonisht nga periudhat e shkurtra të stresit në ambiente të nxehta.

Gjendje të fikëti nga të nxehtët, ndodh nga tensioni i ulët i gjakut kur nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut dhe lëngjet e trupit kalojnë në këmbë për shkak të gravitetit.

Lodhja nga të nxehtët – ndodh zakonisht kur një person punon ose stërvitet në pikun e vapës dhe nuk konsumon mjaftueshëm lëngje për të zëvendësuar ato të humburat.

Goditja nga i nxehti – Sfilitja nga të nxehtët ndodh kur trupi nxehet shumë. Hipotalamusi, pjesë e trurit që kontrollon urinë dhe etjen, kontrollon gjithashtu edhe temperaturën e trupit. Normalisht trupi e ftoh veten duke djersitur. Por kur ekspozoheni në temperatura të larta për një kohë të gjatë (për shembull, kur punoni në ambient jashtë gjatë verës) dhe nuk zëvendësoni lëngjet e humbura, sistemi i trupit që rregullon temperaturën, “hutohet”. Si pasojë, trupi prodhon më shumë nxehtësi seç mund të çlirojë. Sfilitja nga të nxehtët kërkon vëmendje të menjëhershme, pasi mund të çojë në goditje nga të nxehtët, një gjendje jetëkërcënuese.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago