Categories: Uncategorized

Sëmundjet e gjakut: Ja çfarë janë, nga se shkaktohen dhe si mund të mbahen nën kontroll!

Në sëmundjet e gjakut bëjnë pjesë: helmimi i gjakut (sepsa), hemofilia, tromboza , pagjakësia (anemia), leukemia, etj.

Helmimi i gjakut(sepsa)

Mikrobet infektuese gjendën në çdo vend të ndotur. Në organizmin tonë ato mund të arrijnë nëpërmjet lëkurës së plagosur,ose përmes bajameve dhe dhëmbëve të prishur. Me të kaluar në gjak këto mikrobe shumohen dhe e helmojnë gjithë organizmin. Helmimi i gjakut si sëmundje jep temperaturë të lartë, dridhje, lodhje të organizmit, dhimbje të trupit. Shërimi i sëmundjes bëhet me antibiotikë. Nëse nuk shërohet mund të pasohet me vdekjen.

Hemofilia

Është sëmundje e rëndë e gjakut që trashëgohet nga prindërit në pasardhësit .Te personat e tillë gjatë lëndimit edhe më të vogël fillon gjakderdhja që ndalet me vështirësi. Gjakderdhja tek këta persona mund të paraqitet ndonjëherë edhe vetëvetiu nga goja, hunda apo zorrët dhe mund të zgjatë disa orë ose disa ditë. Hemofilitë shkaktohen në 80% të rasteve nga defiçit i faktorit të VIII koagulues, dhe quhet Hemofilia A, por egziston dhe Hemofilia B nga defiçit i i faktorit të IX koagulues, apo defiçiti i faktorit të XI dhe Hemofilia vaskulare. Në këto raste duhet kërkuar ndihmë nga mjeku.Hemofilia është sëmundje e cila , me një gërvishtje të vogël rezulton me humbje të mëdha të gjakut.

Tromboza:

Është sëmundje që shfaqet si pasojë e mbylljes së enëve të gjakut me eritrocite të koaguluara. Kështu ,për shkak të lëndimit të paritetit të brendshëm të enëve të gjakut ose lëvizjes së ngadalsuar të gjakut ,eritrocitet tubohen, duke mbyllur enët e gjakut. Kur ndonjë arterie mybllet atëherë pengohet edhe të ushqyrit e indeve që furnizohen me gjak nga ajo arterie. Në raste të lehta sëmundja kalon vetvetiu pa pasoja. Tromboza është edhe trashja e gjakut. Si rezultat i Trombozës shfaqet mpiksja e gjakut , venat në këmbë e sidomos te gratë shtatëzëna.

Anemia:

Kjo sëmundje identifikohet me zvoglimin e rruzave të kuqe të gjakut. Gjatë kësaj sëmundje numri i eritrociteve bie nga vlera normale deri në 2-3 milion. Shpesh anemia shoqërohet edhe me zvogëlimin e sasisë së hemoglobinës në rruzat e kuqe të gjakut. Personat anemikë kanë lëkurë të zbetë,marramendje,të rrahura të shpejtuara të zemrës. Kjo sëmundje zakonisht shfaqet pas gjakderdhjeve të mëdha ,helmimeve, pas malaries, dietës të dobët ushqimore (mungesa e hekurit, albuminave) si dhe të qëndruarit e gjatë në lokale të paajrosura. Shërimi bëhet nën mbikqyrjen e mjekut.

Leukemia:

Është ndër sëmundjet më të rënda të gjakut. Shkaktohet nga rritja jonormale e numrit të rruzave të bardha të gjakut. Ato organe që prodhojnë leukocite janë shpretka, mëlçia, gjëndrat limfatike. Të sëmuarit nga kjo sëmundje lodhen shpejt, nuk kanë oreks, djersiten e shpesh kanë edhe temperaturë të lartë trupore. Sëmundja zakonisht përfundon me vdekje.

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

4 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

5 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

5 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

5 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

5 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

5 hours ago