Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti. Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme.
Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes. 25 vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti. Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.
Përpara më pak se një dekade, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale.Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan. Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën. Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar.
Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomeliti.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…