Categories: Uncategorized

Rëndësia e vitaminës D dhe C në ditë si këto

Ditët e fundit mund të keni dëgjuar lajme të ndryshme se si vitamina C dhe D mund të parandalojnë apo luftojnë koronavirusin. Ndërkohë që këto pretendime nuk janë vërtetuar akoma nga shkenca, ekzistojnë prova të forta se vitaminat C dhe D ndikojnë në sistemin imunitar, duke e përmirësuar atë.

Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar mund të bëjë që të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme, përfshirë këtu edhe infeksionet e traktit respirator si gripi (influenza) dhe e ftohura e zakonshme.

Vitamina C

Trupat tanë nuk prodhojnë vitaminë C, por ne kemi nevojë për këtë vitaminë për funksionin e sistemit imunitar, strukturën e kockave, përthithjen e hekurit dhe lëkurën e shëndetshme. Mund ta marrim vitaminën C nga dieta jonë ushqimore, zakonisht nga frutat si portokalli, mandarina, luleshtrydhet, bananet dhe në perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C është 90 mg në ditë për burrat dhe 75 mg në ditë për gratë.

Marrja e vitaminës C mund të reduktojë riskun për t’u prekur nga i ftohti i zakonshëm, sipas studimeve të publikuara deri tani. Nëse e merrni atë rregullisht mund të shkurtojë gjithashtu kohën që zgjat e ftohura, por nuk do të ndikojë te kjo kohë nëse vitamina C fillon të merret pas prekjes nga i ftohti.

Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e ndryshme nga të tjerat sepse burimi kryesor janë rrezet UV të diellit. Ndërsa burime të tjera përfshijnë suplementet, ushqimet e fortifikuara si drithërat e mëngjesit dhe lëngu i portokallit si dhe vezët, peshku ton, salmoni, qumështi, kosi, gjiza pa kripë etj.

Vitamina D luan një rol imuno – rregullues në organizëm, duke përmirësuar dhe zmadhuar imunitetin e lindur, duke rregulluar dhe shtuar përgjigjen dhe sekretimin e peptideve antimikrobiale, gjë që përmirëson mbrojtjen mukozale.

Për më tepër, studime të fundit kanë raportuar një efekt mbrojtës të vitaminës D nga infeksionet e traktit respirator (gripi, e ftohura e zakonshme, tuberkulozi etj.)

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

28 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

41 minutes ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

1 hour ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

1 hour ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago