Categories: Uncategorized

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një ndryshim të ndjeshëm.

Të lidhura

None found

Në këtë artikull të do të mësoni se si të bëni përzgjedhjen e duhur mes qumështit dhe kosit për shëndetin e organizmit.

Pasuria e ushqyesve tek kosi dhe qumështi

Si qumështi, ashtu edhe kosi, janë të shkëlqyer sa i përket pasurisë së kalciumit, kaliumit dhe vitaminës D.

Qumështi

Qumështi përmban edhe tryptophan, vitaminat B2, B12, K dhe A. Ai është gjithashtu i pasur me proteina, por edhe fosfor.

Shumica e këtyre ushqyesve gjenden më shumë tek qumështi i lopës. Qumështi, në përgjithësi, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, por ai rekomandohet edhe në uljen e rrezikut të sëmundjeve kancerogjene, mbipeshës, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kosi

Kosi përmban të gjithë ushqyesit e lartpërmendur, por edhe proteina, zink, vitaminë B5 dhe probiotikë. Këta të fundit janë një prej ndryshimeve më madhore mes qumështit dhe kosit. Probiotikët janë të domosdoshëm për shëndetin e stomakut dhe tretjen.

Kosi i shtëpisë, i fermentuar me farë natyrale, është i pasur me probiotikë, por përmban edhe sasi më të larta të kalciumit dhe kaliumit. Probiotikët në fjalë kurojnë problemet me aciditetin në stomak, ulçerën dhe zorrët.

Nga ana tjetër, kalciumi tek kosi përthithet më mirë nga organizmi në krahasim me kalciumin që gjendet tek qumështi. Kjo ndodh falë prezencës së acidit laktik që shërben si ndërmjetës për përthithjen e kalçiumit.

Një ndryshim tjetër mes qumështit dhe kosit është se ky i fundit tretet dhe pranohet më lehtë nga organizmi.

Ka shumë njerëz në botë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ndaj kosi është më i përshtatshëm për ta. Për më tepër, kosi është më i butë për organizmin e njerëzve që vuajnë nga fryrjet, aciditeti e të tjerë.

Cili rekomandohet për mëngjes

Për shkak se tretet më lehtë dhe ka më shumë probiotikë, kosi është më i rekomandueshëm për mëngjes. Mund ta kombinoni me fara të ndryshme apo drithëra për më shumë energji gjatë ditës.

Edhe qumështi mund të konsumohet pa problem, por duhet të keni parasysh se stomaku do më shumë kohë për ta asimiluar.

të fundit

KEK-u shpjegon pse pritet tym më i dukshëm nga termocentrali “Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur procesi…

5 minutes ago

KFOR përfundon stërvitjen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë…

5 minutes ago

Former director of Manastir thermal power plant sentenced to two years in prison; company lost around 2.9 million euros

Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…

7 minutes ago

Toshkovski: Iva Mihailova was not recorded by border cameras, investigation finds no evidence police helped her

Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes…

7 minutes ago

Nvidia case draws in Trump administration as Huang and Lutnick are expected to testify before Congress

Jensen Huang, i cili dha dorëheqjen si CEO i Nvidia dje, është thirrur në seancë dëgjimore nga Kongresi Amerikan, tha…

7 minutes ago

Iranian boxer sentenced to death three times receives award in London: I will not surrender

Boksieri iranian Mohammad Javad Vafaei Sani, i dënuar tri herë me vdekje dhe aktualisht i burgosur në Iran, është nderuar…

8 minutes ago