Shumica e simptomave të COVID-19 tashmë janë pranuar dhe njohur nga ekspertët e shëndetësisë globale.
Bëhet fjalë për ethet, temperaturën, vështirësinë në frymëmarrje dhe lodhjen.
None found
Megjithatë, kryelajmi i ditëve të fundit ka qenë fakti se COVID-19 shkakton humbje të shqisave të nuhatjes dhe aromës, një prej disa kënaqësive më të thjeshta të jetës që pandemia i mori disa prej njerëzve.
Përse njerëzit po humbasin shqisat si pasojë e Covid-19?
Ekspertët sqarojnë se humbja e beftë e këtyre shqisave tek disa njerëz besohet të shkaktohet nga një inflamacion i indeve që rrethojnë neuronet që janë përgjegjëse për dallimin dhe identifikimin e aromës.
Indet dhe qelizat ndikohen nga inflamacioni dhe bllokojnë molekulat e ndryshme që arrijnë tek neuronet dhe kësisoj pakësojnë ose shuajnë shqisat.
Në momentin që inflamacioni pakësohet, shqisat mund të kthehen në mënyrë spontane, por nuk ndodh gjithmonë kështu.
Deri më tani, ekspertët besojnë se një humbje e përhershme e shqisave mund të ndodhë si pasojë e traumës që pësojnë qelizat dhe indet nga inflamacioni.
Kjo do të thotë se ky i fundit ka kapacitetin të shkaktojë një dëm të pariparueshëm në indet qelizore
A duhet të shqetësoheni nëse humbni shqisat e shijes dhe të aromës?
Një gjë e tillë njihet me termin Hiposmia dhe nuk është fort e rrallë. Kjo humbje është vërejtur edhe në rastet e të ftohurës, gripit, demencias dhe tani edhe të COVID-19.
Në fakt 3 për qind e popullësisë globale vuan nga humbja e shqisës së nuhatjes. Por kjo që po ndodh në botë po shkakton jo pak shqetësim dhe është disi një mister.
Ekspertët thonë se në disa raste këto shqisa mund të rikthehen në disa ditë ndërkohë që në varësi të infeksionit, këto shqisa mund edhe të zhduken njëherë e mirë.
Nga ana tjetër, një studim i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se humbja e nuhatjes si pasojë e COVID-19 mund të lidhet ngushtë me rrezikun e shtuar për shfaqjen e depresionit dhe ankthit tek njerëzit e prekur nga ky problem.
Si të rigjallëroni shqisat e humbura
Autoritetet amerikane të kësaj fushe thonë se nëse vëreni një humbje të këtyre shqisave mund të ndërmerrni një trajtim të thjeshtë për t’i ngjallur dhe përmirësuar ato.
Bëhet fjalë për vajrat esencialë të kanellës, vaniljes, portokallit, trëndafilit, mentes dhe bananes që kanë aroma karakteristike të forta dhe shije të ndezur.
Ekspertët këshillojnë nuhatjen e këtyre vajrave dy herë në ditë për 12 javë me radhë.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…