Siç e keni dëgjuar me qindra herë, mëngjesi sipas nutricionistëve, është vakti më i rëndësishëm i ditës, por një në tre femra pranojnë që nuk hanë mëngjes vetëm e vetëm që mos të shëndoshen dhe të jenë në formë. Zgjimi bëhet gjithnjë e më vonë dhe janë një mijë gjërat që duhen bërë përpara se të dalin nga shtëpia:grimi, krehja e flokëve, të vendosësh se çdo veshësh gjatë ditës.
Përveç sforcimit për të dalë përpara pasqyrës, është edhe një minorancë, 1 në 6, që heq komplet dorë në tentative për të humbur peshë. Gjithsesi, cilado qoftë arsyeja, të gjithë ata që shmangin vaktin kryesor, do të përballen diku nga paraditja me shenjat e urisë.
None found
Pas sondazheve të kryera, rezultoi se ndër justifikimet më të shpeshta të këtij grupi është dëshira për të qënë në një formë fizike sa më të mirë, dëshira për tu dobësuar, ose thjesht fakti që në mëngjes nuk kanë uri dhe duan të flenë një çerek ore më shumë.
Po gjatë paradites çfarë ndodh? Të gjitha femrat që heqin dorë nga vakti i mëngjesit thonë që ndjejnë uri; 2 në 5, ankohen për ndjesi lodhjeje dhe 15% ka vështirësi në përqëndrim. Nga ana shkencore del që të gjitha këto sakrifica në emër të linjës janë komplet të panevojshme. Madje, sipas nutricionistëve për të humbur peshë e për ta mbajtur trupin në formë duhet patjetër të hash mëngjes.
Sipas ekspertëve, gjithashtu është normale të mos kesh shumë uri në mëngjes, por edhe nëse është kështu s’duhet neglizhuar. Të tentosh të hash të paktën diçka të lehtë brenda 2 orëshit që je zgjuar, është shumë e rëndësishme, pasi të lesh mënjane vaktin e mëngjesit, rrit rrezikun e të paturit problem me metabolizmin dhe është dhe e dëmshme për sistemin kardiak.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…