Categories: Uncategorized

Pastrim rrënjësor i organizmit, çfarë të bëni dhe kur

Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të hequr toksinat nga trupi është gjithmonë e mirëpritur dhe sa më e thjeshtë mënyra aq më e përshtatshme është që të ndiqet.

Kjo mënyrë e thjeshtë që do t’ iu sjellim quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:

Të lidhura

None found

• duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
• duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
• duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.

Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.

Programet e pastrimit dhe rënia nga pesha

Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.

Kategoritë e programeve të pastrimit

Programet drastike të pastrimit ndahen në tre kategori:
• Pastrim nëpërmjet lëngjeve
• Pastrim të zorrës së trashë,
• Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve

Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve. Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë. Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër.

Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë. Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar. Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.

Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja. Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime.

të fundit

Morgan Rogers thumbon Arsenalin që në orët e para si lojtar i Chelseat

Ylli i Kombëtares së Anglisë, Morgan Rogers, ka nisur rivalitetin me tifozët e Arsenalit që në ditën e parë si…

2 minutes ago

Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Lushnjë/ Furgoni përplaset me mjetin bujqësor, 50-vjeçari dërgohet në Traumë (EMRI)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka…

4 minutes ago

Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, akuzohet për lejimin e importit të substancave të ndaluara në Kosovë

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit ka përfunduar në pranga në një aksion të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe…

4 minutes ago

Zbulohen bizhuteri “Swarovski” pa deklaruar në Aeroportin e Shkupit, nis hetimi për kontrabandë

Bizhuteri Swarovski me vlerë 333 mijë denarë u sekuestrua në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi doganierët e…

8 minutes ago

A vehicle is engulfed in flames near the electrical substation in Lushnje

Një automjet është djegur pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjes. Zjarrfikësit të ardhur me…

12 minutes ago

France bans social media for children under 15

Asambleja Kombëtare në Francë, votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më herët, Senati e…

12 minutes ago