Categories: Uncategorized

Pastrim rrënjësor i organizmit, çfarë të bëni dhe kur

Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të hequr toksinat nga trupi është gjithmonë e mirëpritur dhe sa më e thjeshtë mënyra aq më e përshtatshme është që të ndiqet.

Kjo mënyrë e thjeshtë që do t’ iu sjellim quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:

• duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
• duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
• duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.

Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.

Programet e pastrimit dhe rënia nga pesha

Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.

Kategoritë e programeve të pastrimit

Programet drastike të pastrimit ndahen në tre kategori:
• Pastrim nëpërmjet lëngjeve
• Pastrim të zorrës së trashë,
• Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve

Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve. Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë. Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër.

Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë. Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar. Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.

Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja. Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

14 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

34 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago