Categories: Uncategorized

Pasojat në organizëm kur e teproni me vitaminën C

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme.

Ndonjëherë, nga dëshira për të pasur një organizëm të mirëushqyer, njeriu mund ta teprojë me vitaminën C.

Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C.

Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sasia E Nevojshme E Vitaminës C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Doza e rekomanduar e vitaminës C për çdo të rritur varion nga 65 deri në 90 miligramë në ditë.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitamin është 2000 miligramë në ditë.

Nëse organizmi pajiset me pak më tepër vitaminë C se doza e lartpërmendur, dëmet në shëndet mund të jenë të papërfillshme.

Megjithatë, dozat madhore të suplementëve të vitaminës C, munden të shkaktojnë një sërë problemesh të përmendura më poshtë:

Diare

Të përziera

Të vjella

Urth

Kontraktime në stomak

Dhimbjet e kokës

Pagjumësi

Regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C

Vitamina C duhet marrë çdo ditë.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Ju mund të merrni edhe suplementë, por këto të fundit nuk duhen përdorur kurrësesi si zëvendësues të burimeve ushqimore të saj.

Duhanpirësit, ata që pijnë alkol, vuajnë nga diabeti, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike kanë nevojë për më shumë vitaminë deri në 500 miligramë në ditë.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute

Mos e teproni me sasinë e suplementeve të vitaminës C, pas edhe mbidoza e saj sjell probleme për organizmin.

të fundit

Borxhet e ndërmarrjeve ushtarake shlyhen me 2.4 mln euro nga VKM/ Përfshihen uzina e Mjekësit, Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliçanit

Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake.…

11 minutes ago

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë…

30 minutes ago

Ndodh përplasja e madhe, Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës/ E shkarkon si drejtor, në vend të tij emëron Dorina Bejkon

Ajo që nuk pritej në këto ditë të nxehta qershori, në fakt ka ndodhur duke u dëgjuar si një rrufe…

43 minutes ago

2 Ton dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën e re “Pija”, videoklipi është realizuar me inteligjencë artificiale

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për një…

1 hour ago

Bleu shtëpi në Tiranë, ndjekësit ‘shpërthejnë’ ndaj Françeska Muratit: Ku i more 700 mijë euro?

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, pak ditë më parë njoftoi se ka blerë një shtëpi në…

1 hour ago

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut.…

1 hour ago