Categories: Uncategorized

Orizi i ringrohur mund t’ju helmojë nëse nuk bëni këtë veprim

Duke ngrënë oriz të ringrohur, mund të helmohesh. Nuk është problemi te ringrohja, por te mënyra si është ruajtur orizi pasi është gatuar.

Edhe pse të gjesh pak pilaf të gatuar në shtëpi, është kënaqësi e madhe sepse mjafton ta ngrohësh e t’i shtosh diçka tjetër që të pëlqen dhe e ke gatin vaktin, e vërteta është që orizi, kur rri disa orë i gatuar, mund të bëhet shumë i dëmshëm.

Të lidhura

None found

Orizi i pagatuar përmban spore, qeliza që riprodhohen shpejt, të bacilit cereus, një lloj bakterieje që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi, e cila mund të mbijetojë edhe pasi orizi është zier. Dhe nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është zier, sporet mund të shndrrohen në baktere, që do të shumëfishohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Si pasojë, sa më gjatë lihet orizi në temperaturën e dhomës, aq më shumë mundësi ka që bakteret ta shndërrojnë në një ushqim të rrezikshëm për të konsumuar, kështu që është shumë e rëndësishme ta ruani në mënyrën e duhur nëse keni ndër mend ta ngrohni më pas.

Për të ulur rrezikun e helmimit nga orizi, së pari, shërbejeni sapo është gatuar dhe vendoseni në të ftohtë sa më shpejt atë që ka mbetur. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Anglisë, NHS rekomandon brenda një ore. Ju mund ta mbani në këto kushte orizin në frigorifer para se ta ringrohni, por jo më shumë sesa një ditë.

Duhet shtuar që duhet të keni kujdes që orizi të nxehet shumë kur ta ringrohni dhe të mos ta ringrohini kurrë më shumë sesa një herë.

Ju bëftë mirë!

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

4 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

4 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

4 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

4 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

4 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

4 hours ago