Categories: Uncategorized

Njihen si “aleatë” të shëndetit: Këto janë erëzat që zgjasin jetën

Çdo kuzhinë ka gjithmonë një kënd të dedikuar për erëza dhe bimë aromatike. Piperi, rigoni, xhenxhefili, apo shafrani ndër më të përdorurat në gatim, të cilët njihen gjithashtu dhe si aleatë të shëndetit. “Këto janë së pari erëza që edhe nëse nuk kanë një funksion terapeutik, nëse përdoren çdo ditë në kuzhinë janë në gjendje të kryejnë një veprim të rëndësishëm antioksidues dhe të ngadalësojnë procesin e plakjes”, thotë dietologu Loreto Nemi.

Speci djegës ka veti anti-inflamator dhe antioksidante

Është një aleat i shkëlqyer për ata që ndjekin një dietë për dobësim. I pasur me vitaminë C, kur është i papërpunuar ndihmon në thithjen e hekurit si dhe ndikon gjithashtu në metabolizëm. Këshillohet të përdoret i freskët, por nëse zgjidhni atë në formë pluhuri duhet të kini parasysh prodhimin.

Rigoni është një zëvendësues perfekt i kripës

Rigoni është një nga bimët aromatike më klasike të Mesdheut, dhe shumica e vetive të tij vijnë nga kuercetina, një molekulë përgjegjëse për jetëgjatësinë. Ajo gjithashtu ka antioksidant falë pranisë së acidit rosmarinik dhe aftësive baktervrasëse. Në mjekësinë tradicionale, vaji esencial i rigonit përdoret gjithashtu për trajtimin e infeksioneve të frymëmarrjes.

Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore

Gingerol, molekula aktive e xhenxhefilit, ka veti anti-inflamatore dhe gjithashtu ka një efekt neuroprotektiv. Në fakt, sipas studimeve të fundit, xhenxhefili është i efektshëm ndaj Alzheimer-it dhe Parkinson, sepse mund të veprojë në prostaglandina, molekula të lidhura me proceset e inflamacionit.

Shafrani është i shkëlqyer për sytë

Shafrani aromatik dhe shumëngjyrësh është një aleat i shikimit. Është i pasur me beta karotinë dhe i aftë të promovojë prodhimin e vitaminës A. Shafrani përmban shumë substanca të dobishme për metabolizmin vizual, siç janë zeaksantina dhe likopeni. Por, kjo erëz gjithashtu ndikon në gjendjen shpirtërore si dhe lufton disa çrregullime të ciklit menstrual.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

8 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

18 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

40 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago