Categories: Uncategorized

Një lugë mjaltë herët në mëngjes për një ditë plot energji

Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve. Nisja e një dite të mbarë dhe të shëndetshme nis me patjetër nga kuzhina.

Të lidhura

None found

Mënyra se si dalim nga shtëpia në mëngjes për t’u nisur në punë ndikon në mënyrë të pavetëdijshme në humorin tonë përgjatë gjithë ditës. Nuk është aspak i panjohur fakti që shumica e shqiptarëve dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes duke i shkaktuar organizmit drobitje dhe dobësi që në nisje të ditës.

Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.

Vlerat e mjaltit për organizimin

Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure, shkruan AgroWeb. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Mjalti si një “multivitaminë”

Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit.

Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë. Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve.

Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “ multivitaminë.” Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.

të fundit

Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…

10 seconds ago

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

6 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

6 minutes ago

Russian attacks on Ukraine’s economy intensify ahead of peace talks

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...] Read More... The…

6 minutes ago

Italy: Albanian criminal organization dismantled, suspected of trafficking 240 kg of drugs and laundering €14 million

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

7 minutes ago

Protestë në Shkup pas vrasjes së 17-vjeçares Biljana Kiriq, kërkohen përgjegjësi dhe ndryshime ligjore

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

17 minutes ago