Nëse jeni duke e kërkuar ndonjë mjet natyror efektiv për tretje, sëmundjet e zemrës, flokëve, lëkurës apo për humbje peshe, dietës suaj sigurohuni t’i shtoni vaj liri.
Liri është një nga bimët më të vjetra në botë. Ai përdorej dikur për punimin e pëlhurës, ndërsa sot njihet si ilaç për pothuajse tërë organizmin.
Liri është një burim natyror i acideve yndyrore esenciale, aminoacideve, fibrave dhe shumë lëndëve ushqyese, transmeton Koha.net. Farat e lirit përmbajnë minerale si kalciumi, seleni, hekuri, natriumi, magnezi dhe kaliumi. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminat B, C dhe E.
Vaji nga farat e lirit mund të përdoret si një shtesë diete, për shembull, me sallatë, ose të merret nga një lugë të vogël çdo mëngjes. Është e rëndësishme që ta përdorni vetëm kur është i papërpunuar termikisht, sepse ekspozimi ndaj temperaturës së lartë i humbet vetitë e tij shëruese. Ky vaj prishet shumë shpejt, prandaj rekomandohet që të konsumohet brenda gjashtë javëve pas hapjes.
Vaji i lirit e stabilizon sheqerin në gjak, ndihmon në humbjen e peshës së tepërt, parandalon goditjen në tru, stabilizon qelizat e kancerit të gjirit, ovarian dhe të prostatës. Ai gjithashtu ndikon në parandalimin e arterosklerozës dhe i ndalon dhimbjet në nyje dhe artritin.
Nëse keni inflamacion të fshikëzës apo probleme me formimin e gurëve të tëmthit, vaji i lirit mund t’ju ndihmojë. Liri vepron në tretje dhe metabolizëm të plotë dhe e rritë imunitetin. Femrat që kanë menstruacione të dhimbshme ose vuajnë nga depresioni duhet ta konsumojnë rregullisht lirin. Së fundi, flokët, lëkura dhe thonjtë duken më të shëndetshëm me konsumimin e vajit të lirit.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se personat me mukozën e dëmtuar të zorrëve ose peristaltikën e dëmtuar duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e vajit të lirit, i cili në këto raste mund të ketë efekt laksativ.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen…
Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas informacioneve…
Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21.…
Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije…
Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…
Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…