Categories: Uncategorized

Mos e shkatërruat organizmin me lëngje, receta me hudhra është e vetmja që shfryn barkun

Pesha e tepërt tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale. Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

Më poshtë gjeni një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut. Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përbërësit: 12 thelpinj të mëdhenj hudhre, 2 kokrra limoni dhe 1 ½ l ujë.

Përgatitja: Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes dhe shtypini me një çekiç kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut. Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim: Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

të fundit

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.…

28 minutes ago

Këmbimi valutor 23 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…

31 minutes ago

Parashikimi i motit 23 Dhjetor 2025/ Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

41 minutes ago

Horoskopi 23 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël…

47 minutes ago

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…

7 hours ago

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…

8 hours ago