Shkak i infeksioneve mykotike bëhen kërpudhat prezente në trupin tonë. Kur niveli i tyre rritet, për shkak të estrogjenit, shtatzënisë apo antibiotikëve, mund të shfaqet një infeksion mykotik. Disa të vërteta dhe mite qarkullojnë rreth tyre, të sqaruara më poshtë nga “Matrix Medical”.
Zbuloni se çfarë mund të keni ditur gabim mbi infeksionet mykotike, të cilat sjellin disa simptoma, si: shkarkesa (sekrecione) vaginale të shtuara, të trasha, kruarje ose irritim i zonës vulvo-vaginale, dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose djegie gjatë urinimit.
Mitet, apo çfarë mund të keni ditur gabim mbi to:
1.Marrëdhëniet seksuale nuk shkaktojnë infeksione mykotik. Infeksionet mykotike nuk konsiderohen sëmundje seksualisht të trasmetueshme, por ato ndodhin më shumë tek gratë që janë aktive seksualisht.
2. Nuk janë ngjitëse. Ato shkaktohen nga prishja e ekuilibrit të florës normale vaginale. Mund të ketë një mundësi të vogël që nëse keni një infeksion mykotik, kryerja e marrëdhënieve të pambrojtura mund të shkaktojë irritim të pjeses intime tek partneri juaj.
3. Ka mënyra për të parandaluar infeksionet mykotike si p.sh. përdorimi I sapunëve pa aromë, mosveshja e të brendshmeve të ngushta, ndërrimi i rrobave të banjove të lagura dhe përdorimi i mbathjeve prej pambuku e të ajrosura mirë.
4. Kosi dhe probiotiket nuk ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve mykotike.
5. Gjatë një infeksioni mykotik nuk ka gjakderdhje vaginale. Kjo mund të ndodhë vetëm në rastet kur ju e kruani aq shumë zonën përreth, sa shkaktoni gjakderdhje, por normalisht nuk ndodh një gjë e tillë. Nëse keni gjakderdhje vaginale drejtohuni tek gjinekologu.
6. Përdorimi i prezervativëve nuk e parandalon një infeksion mykotik.
7. Infeksionet mykotike nuk shkaktojnë probleme as gjatë shtatzënisë. Është e vërtetë që janë më të shpeshta tek gratë shtatzënë si pasojë e ndryshimeve hormonale.
8. Infeksionet mykotike janë shumë lehtë të kurueshme me antifungale të ndryshëm, të përdorur me rrugë intra-vaginale ose orale.
Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…
Pasi mediat serbe kthyen në dramë incidentet në përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, komentuesit serbë kanë vendosur të…
Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së…
Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj…
Stadiumi Arena Kombëtare është blinduar nga forcat e shumta të policisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë. Kjo për shkak…
Ndryshimet te futbollistët shqiptarë kanë vazhduar akoma. Këtë herë Silvinjo ka nxjerr Armando Brojën nga loja. Ndërkohë që për të…