Categories: Uncategorized

Mëngjes apo pasdite, kur është koha ideale për të bërë ushtrime fizike?

Nëse doni të keni format e duhura trupore, të digjni më shumë kalori dhe të keni shëndet të mirë duhet të bëni ushtrime fizike çdo ditë. Fatkeqësisht, ora e saktë se kur duhet të bëni ushtrime fizike nuk ka qenë asnjëherë e qartë, pavarësisht studimeve.

Sipas një studimi të publikuar nga Medicine & Science in Sports & Exercise, 35 njerëzit që bënë ushtrime për 45 minuta në mëngjes ishin më pak të uritur se sa kur nuk bënin asnjë ushtrim. Gjithashtu, nëse bënin ushtrime në mëngjes kishin mundësi të digjnin kaloritë e fituara gjatë ditës dhe jo gjatë natës kur një person është në gjumë.

Të lidhura

None found

Sipas Lara Carlson, profesore në Universitetin e New England, nëse doni të bini nga pesha apo të keni shëndet të mirë, atëherë studimet favorizojnë bërjen e ushtrimeve fizike në mëngjes. Ata që bëjnë ushtrime në mëngjes kanë presion më të ulët gjaku gjatë ditës dhe bëjnë një gjumë më të rehatshëm. “Gjatë gjumit trupi përmirëson gjendjen e vet dhe gjumi ul stresin, prandaj kjo ndikon dhe në peshën tuaj… mendoj se në të ardhmen kërkimet do jenë më të qarta për ushtrimet fizike në mëngjes”,- tha ajo.

Por, në anën tjetër, edhe bërja e ushtrimeve pasdite ka të mirat e veta. Sipas një studimi të vitit 2010 në gazetën Chronobiology International, duke qenë se temperatura e mjedisit dhe e trupit rriten gjatë pasdites, po ashtu rritet dhe aktiviteti i enzimave dhe veprimtaria muskulore, prandaj dhe pasditja është një kohë e mirë për të bërë ushtrime fizike. Gjithashtu, do ndiheni më mirë pasi keni pasur një ditë të lodhshme.

Nëse do të duhet të zgjidhte, Carlson thotë: “Unë do i bëja ushtrimet fizike në mëngjes… por nëse nuk zgjoheni dot në mëngjes për të bërë ushtrime, mos u stresoni. E rëndësishme është që të bëni ushtrime çdo ditë.”

të fundit

Keith Self paralajmëron Hagën: Vendimi për Thaçin të mos ndikohet nga paragjykimet politike, Ballkani mbetet fuçi baruti

Kongresmeni amerikan Keith Self ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që, sipas tij, konsideratat politike të ndikojnë në vendimet e…

27 seconds ago

Tërmkolli kundërshton retorikën kërcënuese para vendimit të Hagës: Thaçi nuk do ta digjte Kosovën

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratave dhe retorikës së ashpër që po shoqëron…

52 seconds ago

Ndahet nga jeta Flora Brovina në moshën 76-vjeçare

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të…

1 minute ago

Tubimi i 14 shtatorit në Tiranë/ Policia arreston 12 persona dhe procedon 15 të tjerë

12 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 15 të tjerë janë proceduar penalisht pas tubimit të zhvilluar më 14 shtator…

15 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese, çfarë ndodhi gjatë natës në Shijak

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë, Shijak, ku është dëmtuar…

19 minutes ago

Me dy asiste vendimtare, Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Futbollisti kosovar Ermal Krasniqi është bërë pjesë e formacionit më të mirë të xhiros së pestë në elitën e futbollit…

19 minutes ago