Categories: Uncategorized

Lufton shumë sëmundje, por e dini që Aloe vera përdoret kundër diabetit?

Aloe vera është përdorur prej shekujsh si një kurë natyrale për të gjitha shqetësimet e lëkurës. Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah faktin se aloe vera mund të përdoret edhe në trajtimet kundër diabetit.

Nëse përdoret siç duhet, kjo bimë e mrekullueshme ul nivelin e glukozës në gjak.

Të lidhura

None found

Lidhja Mes Aloe Verës Dhe Diabetit
Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura autoimunitare. Ritmet e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë shqetësuese. Diabeti është një sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet aktivitetit fizik, ushqyerjes së duhur dhe një stil jetese të shëndetshëm. Sipas të dhënave aloe vera është një nga bimët më të mira që ndihmon në uljen natyrale të nivelit të sheqerit në gjak. Konsumi i rregullt i lëngut të bimës rregullon glukozën në gjak.

Mjaftojnë 5-15 ml lëng aloe vere në ditë për të ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Në harkun kohor të 2 muajve, aloe vera mund të ulë sheqerin në gjak me 50 përqind. Për më tepër, lëngu i kësaj bime është i pasur me antioksidantë dhe substanca që na mbrojnë nga ulçera, infeksionet dhe probleme të tjera shëndetsore të lidhura me diabetin. Aloe vera stimulon sekretimin e insulinës ndaj zbut mjaft mirë simptomat e diabetit. Kjo bimë është krejt natyrale ndaj nuk shkakton efekte anësore në trajtimin e diabetit.

Si Mund Të Konsumoni Lëngun e Aloe Verës Kundër Diabetit
Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës. Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë. Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë. Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.

Si Prodhohet Lëngu i Aloe Verës?
Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje. Më poshtë do të gjeni të detajuar proçesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës. Udhëzohet të prisni gjethet e aloas sa më pranë pjesës kryesore të bimës. Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.

Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun. Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes. Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

11 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

11 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

11 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

16 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

17 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

21 minutes ago