Categories: Uncategorized

Ky veprim që bëjmë të gjithë me kondicionerin rrit rrezikun e infektimit nga koronavirusi

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin e Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

Lagështia relative duket se “ndikon fuqishëm” në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman.

“Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajërit të COVID-19 në mjediset e brendshme”, tuhet në raportin e publikuar nga DW, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për gripin dhe MERS-CoV.

Ngrohja apo ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner shkakton tharjen e ajrit dhe ndihmon përhapjen e virusit COVID-19.

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR, të udhëhequr nga Sumit Kumar Mishra dhe ata të Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nën drejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave në vlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzave të infektuara prej virusit.

Hemisferën e Veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në Hemisferën Veriore nënkupton rreziqe më të larta për “miliona njerëz”, paralajmëroi Wiedensohler, sepse ata do të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë duke kaluar përmes kondicionerëve.

Në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme “do ta ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apo dyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19”,- thuhet më tej në studim.

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu “ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID”.

Standard minimum për lagështinë relative në mjedise të mbyllura

Si përfundim, ekipi i studiuesve thotë se mbikëqyrësit e ndërtesave dhe qeveritë duhet të azhornojnë standardet dhe duhet të përfshijnë faktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

“Bazuar në gjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standard minimum për lagështinë relative në ndërtesat publike” thuhet në raport, sepse kjo “jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtu do të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemive virale”.

Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur”

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago