Categories: Uncategorized

Kujt ia kishte marrë mendja?! Kjo pije alkolike mund t’na japë nxirjen perfekte në plazj

Birra, që me siguri e keni në shtëpi, me të vërtetë funksionon shumë më mirë se një produkt artificial dhe, për më tepër, nuk do të dëmtojë në asnjë mënyrë lëkurën tuaj.

Le ta shohim, pra, se si mund të merrni një ngjyrë të shpejtë dhe të mirë me birrë!

Sigurohuni që të keni:

• Birrë
• Krem mbrojtës

Është i njohur fakti se të hash karota dhe pjepër ju ndihmon të nxiheni më shpejt dhe se ngjyra e fituar mbetet për një kohë të gjatë. Kjo është për shkak të pranisë së një substance që gjendet në frutat portokalli, betakaroteni, i cili pasi depozitohet në epidermë, përgatit lëkurën për rrezet. Por, natyra na ofron edhe një tjetër element të çmuar: HOPS. Veprimi i kësaj substance, në fakt, është pikërisht për të mundësuar prodhimin e melaninës në shtresën e lëkurës. Dhe ku mund të jetë përmbajtja me e madhe e HOPS përveçse në një nga pijet më të famshme në botë? Birra është e pasur me HOPS dhe, si pasojë, edhe një aleate e madh për nxirjen në plazh.

Meqë nuk do ta pini, nuk është e rëndësishme lloji ose marka që ju zgjidhni. Së pari, pasi të keni veshur bikini, duhet të aplikoni kremin e diellit në lëkurë. Kjo është e rëndësishme sepse duhet të jeni të sigurtë ndaj rrezikut të ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë. Pasi të keni mbaruar, mund të vazhdoni të përhapni birrën në trup, por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm të mos e teproni: djegiet nga dielli i verës, në fakt, nuk janë të këndshme.

Pas ekspozimit në diell, do të shihni efektet pothuajse menjëherë: lëkura do të tentojë të marrë një ngjyrë të bukur.

Në këtë pikë, pas një dushi freskues, hiqni të gjitha gjurmët e birrës dhe kremit. Është gjithashtu e këshillueshme që të aplikoni krem pas diellit, i cili ka një efekt të mirë hidratues.

Duhet të dini se një tjetër avantazh i madh i HOPS është se tonifikon lëkurën. Pra, duke përdorur këtë produkt natyral, ju do të keni dy vepra të mira të kryera në të njëjtën kohë një ngjyrë të bukur në një trup të tonifikuar.

Për këtë arsye birra bëhet një aleat i vlefshëm gjatë verës!./shije.al/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago