Categories: Uncategorized

Kujdes, këto janë gabimet që bëni kur jeni me grip

Kur sëmureni, kërkoni që të bëheni mirë sa më shpejt. Por disa nga sjelljet tuaja mund të jenë duke ju bërë më keq seç jeni. Në mënyrë që ta kaloni sa më shpejt, shmangni këto gabime kur jeni me grip:

Vazhdoni rutinën tuaj

Edhe pse me grip, shumë prej nesh ruajnë rutinën e përditshme. Mos e bëni këtë. Trupi ka nevojë për energji për të luftuar virusin e gripit. Bëjeni pushimin prioritetin tuaj. Anuloni planet që keni dhe qëndroni në shtëpi nga puna apo shkolla. Përveç se do ndihmoni në përmirësimin e shëndetit, në këtë mënyrë do të shmangni dhe përhapjen e gripit tek personat që ju rrethojnë.

Injoroni simptomat e gripit

Shumë persona mundohen ta kalojnë gripin pa u konsultuar me mjekun. Nëse gripi është i lehtë, ky nuk është problem, por nëse përjetoni simptoma si temperatura e lartë që nuk ndalet, dhimbje trupi dhe pafuqi për t’u ngritur nga shtrati, konsultohuni me mjekun tuaj. Mund t’ju japë ilaçe antivirale që t’jua bëjë më të lehtë kalimin e gripit.

Nuk bëni mjaftueshëm gjumë

Mungesa e gjumit dobëson sistemin tuaj imunitar, gjë që e bën më të vështirë luftimin e infeksionit. Një studim zbuloi se personat që bëjnë 6 orë gjumë në natë kanë 4 herë më shumë mundësi për t’u sëmurur sesa ata që bëjnë 7 orë gjumë.

Merrni antibiotikë

Antibiotikët nuk do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Ata vrasin bakteriet, por gripi shkaktohet nga viruse. Afërsisht një e treta e antibiotikëve janë të panevojshëm. Konsumimi i tyre mund të rrisë rrezikun e efekteve anësore si diarrea dhe reaksionet alergjike. Gjithashtu kontribuojnë në një problem të madh global të shëndësisë: rezistenca antibiotike.

Nuk pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje të tjera

Kur ju dhemb fyti, nuk është e lehtë të pini lëngje. Por, kur qëndroni të hidratuar, mund të holloni mukusin dhe të kaloni zënien e hundëve dhe fytit. Hidratimi gjithashtu ndihmon në kontrollin e dhimbjeve të kokës. Sigurohuni të pini sa më shumë ujë.

Nuk hani mjaftueshëm

Mund të mos keni shumë oreks, por është e rëndësishme të hani diçka. Kaloritë dhe lëndët ushqyese u japin energji qelizave imunitare që luftojnë viruset e gripit. Rezultati: mund ta kalosh më shpejt gripin.

Pini duhan

Duhanpirja dëmton mushkëritë dhe irriton fytin tuaj. Kjo mund t’i përkeqësojë simptomat e gripit. Kështu që mos pini duhan dhe qëndroni larg vendeve ku ndodh kjo.

Jeni të stresuar

Një hormon që trupi prodhon kur jeni të stresuar ndikon negativisht në sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu mund të rrisë inflamacionin, gjë e cila e përkeqëson zënien e hundëve.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

10 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

20 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

42 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago