Doni të bëni bukë me hudhër sonte? Mund të prisni pak hudhër të freskët! Kjo kërkon pak punë… Po sikur në vend të hudhrës të përdorni pak hudhër në formë pluhuri ose kripë pluhur? Shumë shefa kuzhine në fakt bëjnë kështu. Megjithatë a janë kripa e hudhrës dhe hudhra pluhur e njëjta gjë?
1.KRIPË HUDHRE APO PLUHUR HUDHRE?!
None found
Pluhuri i hudhrës dhe kripa e hudhrës nuk janë e njëjta gjë! Pluhuri i hudhrës së thatë është i bërë nga hudhra e freskët. Megjithatë, kripa e hudhrës është një lloj kripe e sezonuar. Kripa e hudhrës përbëhet në ¾ e saj nga kripa e tavolinës dhe hudhra pluhur përbën vetëm ¼ e saj së bashku me një lloj agjenti kundër mpiksjes, siç është silikati i kalciumit. Si përfundim, kripa e hudhrës është në pjesën më të madhe të saj kripë. Megjithatë ju mund të spërkasni me të bukën, salca të ndryshme etj., për t’iu dhënë ushqimeve shijen e hudhrës.
2. KRIPA E HUDHRËS NGA ANA MJEKËSORE
Hudhra edhe në këtë formkë është përdorur prej shumë kohësh në mjekësi, kryesisht për të përmirësuar imunitetin. Nga ana terapeutike, hudhra, e freskët apo e thatë është njohur gjerësisht për vetitë e saj anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-mykotike. Studime nga Harvard Medical School kanë gjetur se hudhra lufton të ftohtin e zakonshëm dhe disa infeksione të tjerë të butë për shkak të aftësive natyrale për të rritur imunitetin.
3. HUDHËR PËR TË PARANDALUAR KANCERIN
Kërkime nga Universiteti i Maryland Medical Center vërejnë se suplementi i hudhrës mund të ndihmojë për të ulur rrezikun e llojeve të caktuar të kancerit. Studime nga universiteti tregojnë se dieta të pasura me hudhër të freskët, hudhër pluhur dhe madje edhe kripë hudhre mund të ndihmojnë për të parandaluar kancerin e pankreasit dhe atë të zorrës së trashë.
4. HUDHRA PËR TË SHMANGUR HIPERTENSIONIN
Dietat të pasura në hudhër në të gjithë format e saj janë lidhur gjithashtu me përqindje më të ulëta të hipertensionit dhe me kolesterol të shëndetshëm. Kërkime nga Oregon State University vërejnë se ngrënia e hudhrës në disa forma, duke përfshirë edhe kripën e hudhrës funksionon si zgjerues i enëve të gjakut, që do të thotë se pakëson presionin e lartë të gjakut dhe ul tensionin në zemër dhe në enët e gjakut.
5. HUDHËR PËR KOLESTEROL MË TË MIRË
Hudhra në kripën e hudhrës mund të ndihmojë për të ulur kolesterolin e keq LDL (densiteti i ulët i lipoproteinave), të cilat shkaktojnë zgjerim në muret e arterieve, ndërkohë që rrisin kolesterolin e mirë HDL (densiteti i lartë i lipoproteinave), të cilat ndihmojnë për të shmangur sëmundjen e zemrës.
Burimi: Supershendeti
Mbrojtësi spanjoll Raul Asencio mund të jetë një nga lojtarët që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar…
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës. Burime të medias bëjnë…
Avokati Tomë Gashi ka reaguar kundër mundësisë së rikthimit të zyrtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës…
I penduari kryesor i prokurorisë së posaçme SPAK, Nuredin Dumani, është marrë për herë të dytë i pandehur, pasi këtë…
Qeveria në mbledhjen e saj miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, ku implementohen amendamentet e miratuara, me…
Nikola VelichkovskiSkënderbeu sapo ka njoftuar afrimin e qendërsulmuesit Nikola Velichkovskit [...]Read More...