Categories: Uncategorized

Ja “hodhi” koronavirusit, flet italiania: Mos u alarmoni!

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 12 teksa vijon të shtohet numri i të prekurve në 465.

Ditën e djeshme kreu i emergjencave civile në Itali tha se më shumë se 50% e të prekurve nga koronavirus po kurohen në shtëpi pa qenë nevoja të shtrohen në spital.

Ndërsa një grua nga Vo’ Euganeo, Lombardi e cila është shëruar nga koronavirusi tha se ka qenë shumë mire, e ka kaluar lehtë dhe nuk ka pasur temperaturë.

E pyetur nëse kishte frikë 47-vjeçarja tregoi se koronavirusi është një grip si gjithë të tjerët dhe nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera.

“Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk ke sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë.

Më bëri përshtypje një burrë i terrorizuar me maske, i cila thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”– deklaroi 47-vjeçarja për corriere.it.

E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur.

“Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur por e qetë nuk kisha as temperaturë.

Nëse nuk do të kishte vdekur Adriano (viktima e parë e koronavirusit në Itali, 78 vjeç) nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë.

Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”- përfundoi 47 vjeçarja.

të fundit

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

10 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

54 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

2 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

3 hours ago