Categories: Uncategorized

Izolimi ju ka shtuar oreksin për ëmbëlsira? Si ta përballoni situatën

Izolimi na ka larguar nga ëmbëlsirat që mund t’i konsumonim çdo ditë. E keni të vështirë pa to?

Nëse më parë flinit për orë të tëra, tani e gjeni veten duke u zgjuar disa herë gjatë natës vetëm për të ngrënë ndonjë çokollatë të vogël.

Të lidhura

None found

Ka një shpjegim shkencor për këtë: Gjumi i dobët prish një system tonin, përgjegjës për rregullimin e përgjigjes imune, oreksin, metabolizmin dhe më shumë, duke na bërë të kërkojmë ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla.

Për shkak të koronavirusit, ju flini pak dhe gjatë kësa kohe, zgjoheni herë pas here. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, gjumi i thellë ndal trupin së krijuari hormone stresi dhe veçanërisht, kortizolin.

Pa këto sinjale kimike për trurin, sistemi juaj vazhdon të ushqejë hormonin e stresit, kulmi i të cilit është në mëngjes dhe pasdite, pra rreth kohës kur ju qetëson sistemin për ta pregatitur për gjumë. Nëse flini keq, hormonet e stresit rriten të nesërmen dhe cikli vazhdon.

Këto udhëzime mund t’ju vijnë në ndihmë:

Mbani një orar të rregullt të gjumit. Shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe ngrihuni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.
Dilni nga shtëpia për të paktën 15 deri në 30 minuta në ditë.
Stërvitja. Edhe ushtrimi “i butë”, siç është ecja, përmirëson gjumin. Por sigurohuni që çdo ushtrim intensiv të mos e bëni para gjumit.
Ndaloni së konsumuari kafeinë në orën 3 të pasdites. Kjo përfshin kafe, çaj të zi ose jeshil dhe sodë. Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para gjumit.
Bëni një dush të ngrohtë para gjumit.
Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë e errët dhe e freskët.
Sipas shkencës, ju flini më mirë në temperature të ulëta nga 15 deri në 20 gradë).
Relaksoni muskujt para gjumit.
Provoni një strategji qetësuese medituese, sugjeron Fondacioni Kombëtar i Gjumit. Provoni frymëmarrje të thellë, yoga ose meditim menjëherë para gjumit.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

6 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

6 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

6 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

12 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

18 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

24 minutes ago