Categories: Uncategorized

Ilaçi japonez kundër koronavirusit jep rezultat, shërohen 340 pacientët e parë

Një ilaç japonez rezulton të jetë tepër i efektshëm në kurimin e koronavirusit. Autoritetet kineze të shëndetësisë thanë se përdorimi i ilaçit ‘Favipiravir’, i prodhuar kundër disa llojeve të gripit, ka dhënë rezultate tepër të mira në kurimin e shumë pacientëve me koronavirus.

Ky ilaç u është dhënë 340 pacientëve në Uhan e Shenzhen për të kryer provat klinike. Të infektuarit që përdorën ‘Favipiravirin’ u shëruan mesatarisht brenda 4 ditëve, ndërsa për të tjerët që nuk janë kuruar me këtë ilaç, përmirësimet i shfaqën pas 11 ditësh.

Nga skanimet me rreze X, mjekët konstatuan se 91% e pacientëve të trajtuar me ilaçin japonez patën përmirësime në funksionimin e mushkërive të dëmtuara nga koronavirusi, ndërsa tek ata që nuk e përdorën, vetëm 62% e tyre kishin përmirësime.

Kina ka eksperimentuar tek pacientët disa lloje ilaçesh kundër viruseve të tjerë, që kanë dhënë rezultate në shumicën dërrmuese të rasteve tek pacientët me koronavirus. Deri më tani janë shëruar 73% e të infektuarve, ndërsa tre ditët e fundit nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri.

Teksa e gjithë bota është në pritje të vaksinave, disa ilaçe anti-virale po ndihmojnë mjekët në betejën e vështirë kundër përhapjes së koronavirusit. Një tjetër ilaç tepër efektiv po rezulton edhe klorokina e përdorur kundër malarjes. Gjithsesi, për ilaçet nevojitet një periudhë prove tek njerëzit para se të certifikohet efektshmëria tek pacientët.

të fundit

Zotohet Friedrich Merz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë, por s’do ta braktisim kurrë

Kancelari gjerman, Fiedrich Merz, ka deklaruar së fundmi se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për muaj të…

7 minutes ago

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me vendimet që ata kanë…

36 minutes ago

Trump kërkon shkurtimin e rreth 5 miliardë dollarëve ndihma ndërkombëtare

Shtëpia e Bardhë deklaron se Donald Trump i ka kërkuar Kongresit Amerikan të miratojë një shkurtim shtesë prej 4.9 miliardë…

53 minutes ago

Zelensky: Rusia të tregojë gatishmëri për t’i dhënë fund luftës, afat deri më 1 shtator!

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet të trajtohen në lartësinë…

1 hour ago

“Stuhi të forta me vetëtima…”, moti bënë kthesën drastike këtë fundjavë, ja çfarë pritet të ndodh

Dita e shtunë pritet të sjellë përkeqësim të motit në të gjithë territorin. Prej orës 10:00 të paradites e përgjatë…

2 hours ago

Ekipi më i padëshiruar në Europë, UEFA përballet me kërkesë të veçantë nga disa klube

UEFA është testuar nga disa klube në Europë, që në mënyrë jo zyrtare kanë kërkuar të mos luajnë përballë Makabi…

2 hours ago