Categories: Uncategorized

I nxehti rikthen mushkonjat, a transmetohet përmes tyre COVID 19

Më ardhjen e kohës së nxehtë, kanë nisur të shfaqen edhe mushkonjat e para. Këto insekte, përveç bezdisë që shkaktojnë me pickimet, dihet që janë bartës të viruseve, baktereve dhe parazitëve, që shkaktojnë sëmundje serioze: mendoni pak malarien, infeksionin Zika, ethet e verdha, etj.

Shumë njerëz po pyesin tani nëse prania e mushkonjave mund të përhapë më shumë koronavirusin, duke përkeqësuar epideminë.

Gazeta ‘Corriere della Sera’ i jep një përgjigje kësaj pyetje munduese. Edhe pse aktualisht nuk ka prova specifike shkencore, studiuesit, bazuar te elementët e njohur të këtyre insekteve, përjashtojnë mundësinë që të transmetojnë edhe koronavirusin. Sipas tyre, mushkonjat nuk janë një vektor i ngjitjes së Sars-CoV-2.

Në fakt, sipas njohurive të deritanishme, ky është një virus që nuk transmetohet përmes vektorëve pasi është një virus i frymëmarrjes që transmetohet përmes pikave të pështymës.
Që të jenë në gjendje të infektojnë, mushkonjat duhet ta replikojnë patogjenin brenda dhe kjo nuk ndodh në rastin e koronavirusit. Mushkonja nuk është e infektuar dhe për këtë arsye nuk mund të infektojë të tjerët.

Studimet tregojnë se disa viruse transmetohen përmes mushkonjave. Sidoqoftë, ekzistojnë shumë viruse që nuk mbijetojnë te mushkonjat ose nuk e infektojnë atë. Mes tyre është Ebola dhe HIV. Kjo për shkak se disa përbërës infektues nuk janë në gjendje të përshtaten me organizmin e tyre, madje kanë nevojë për një kohë inkubacioni më të gjatë se vetë jeta e mushkonjave.

Duhet mbajtur mend mirë se rruga kryesore e transmetimit të këtij koronavirusi janë pikat e pështymës, nga kollitja, teshtima apo e folura pranë dikujt tjetër. Kurse indirekt, virusi mund të merret nga kontakti me sipërfaqet e kontaminuara.

E rëndësishme është të lani duart dhe të mos prekni fytyrën.
Sidoqoftë, mushkonja është një insekt i rrezikshëm që shkakton miliona vdekje.

të fundit

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

52 minutes ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

1 hour ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

1 hour ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

1 hour ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

2 hours ago

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE)

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…

2 hours ago