Categories: Uncategorized

Fibriomat e mitrës, 5 simptomat që çdo femër mbi 35 vjeç nuk duhet të neglizhojë

Fibromat uterine, të njohura ndryshe si mioma ose leiomioma janë tumore beninje të cilat rriten në brendësi të murit të mitrës. Ato janë një gjendje mëse e zakonshme që prek thuajse 40% të femrave të moshës 35-55 vjeç në të gjithë botën. Kanë dimensione të ndryshme (nga 1 cm deri në 10 apo 15 cm) dhe brenda mitrës mund të rriten një ose disa fibrioma njëherësh. Ka raste që nuk shfaqin asnjë shenjë, megjithatë mjekët këshillojnë të keni kujdes nëse shfaqni simptomat e mëposhtme. Duhet theksuar që këto simptoma janë të lidhura ngushtë me vendodhjen e shfaqjes së fibriomave.

1.Probleme me fshikëzën e urinës: Kur fibromat shfaqen në murin e jashtëm të mitrës afër fshikëzës së urinës, ato ushtrojnë presion mbi këtë të fundit, Si pasojë do të keni vështirësi me urinimin, ndonëse fshikëza është plot. Në qoftë se nuk flini rehat gjatë natës ose përdorni tualetin më shpesh seç duhet, duhet të kontaktoni me mjekun tuaj pasi jo domosdoshmërisht mund të keni probleme me infeksionet vaginale ose ato të traktit urinar.

Të lidhura

None found

2.Probleme me jashtëqitjen: Ashtu siç shpjeguam edhe më lart, kur fibromat shfaqen në murin e jashtëm të mitrës, ato mund të krijojnë probleme me urinimin, por jo më pak e rrezikuar mbetet dhe zona rektale. Fibromat ushtrojnë presion mbi të si dhe mund të stimulojnë shfaqjen e hemorroidëve.

3.Dhimbje të fundshpinës: Dhimbja e fundshpinës mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, por kur një fibroid rritet jashtë mureve të mitrës ushtron presion mbi nervat e fundshpinës duke shktuar një dhimbje të padurueshme.

4.Dhimbje gjatë seksit : Dhimbjet gjatë seksit jo gjithmonë lidhen me thatësinë vaginale apo mungesën e raporteve për një periudhë të caktuara. Në varësi të vendndodhjes dhe madhësisë së fibroidit, femrat mund të ndiejnë parehati dhe dhimbje të forta gjatë aktit.

5.Gjakderdhje të rënda menstruale: Gratë që vuajnë nga fibromat submukozale shpesh vënë re rrjedhje jashtëzakonisht të rënda menstruale. Gjakderdhja shpesh shoqërohet me dhimbje barku të forta, dhimbje koke, ndjesi lodhjeje dhe anemi që krijohet nga mungesa e hekurit.

të fundit

Sot protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë, mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet sot, në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet të mblidhen…

29 seconds ago

Trump udhëton në Filipine dhe Kinë me zyrtarë të lartë amerikanë; Elon Musk i bashkohet në Shenzhen

Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon vizitat e tij në Filipine dhe Kinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë…

2 minutes ago

Trump largohet nga Filipinet dhe udhëton drejt Kinës, Xi Jinping synon të shfaqë fuqinë teknologjike të Pekinit

Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar vizitën në Filipine, ku u prit me ceremoni zyrtare dhe qilima të kuq, ndërsa…

3 minutes ago

Horoskopi i sotëm për dashurinë, financat dhe punën

DashiKjo ditë sjell një rikuperim të rëndësishëm, sidomos në aspektin profesional. Tregohuni të duruar në dashuri, pasi dialogu i qetë…

15 minutes ago

Antoneta i vendos kufij Akilit: mes tyre nuk ka njohje romantike

Akili, banori i Big Brother VIP Kosova 5, ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Antonetën, por kjo e fundit…

15 minutes ago

Valdeti vë në pikëpyetje romancën e Anjezës: Mendoj se gjithçka ishte lojë

Në një bisedë mes Valdetit, Shqiponjës dhe Zojës, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, është diskutuar për jetën…

16 minutes ago