Tarifat “flat” (e sheshta) po mbërrijnë në botën e hotelerisë: porositë pa limit të pjatave dhe pijeve në menu, aq shpesh sa dëshironi, përkundrejt një abonimi mujor. Sipas raportit të fundit të Fipe për gjendjen e artit të hotelerisë italiane, pavarësisht krizës, italianët kanë shpenzuar gjithnjë e më shumë për të ngrënë jashtë shtëpisë.
Në 10 vjet, rritja e vërtetë e konsumit jashtë banesave ishte 5.7%, e barabartë me 4.9 miliardë euro.
None found
Dhe në vitin 2019 rritja ishte 0.7%, për një total prej 86 milionë eurosh shpenzime. Por në çfarë drejtimi po shkojnë konsumatorët? Territori, qëndrueshmëria dhe komoditeti janë asete të privilegjuara.
Restorantet me abonime janë duke u shumëfishuar së fundmi. Eksperimenti i parë i këtij lloji vjen nga Limena (PD), ku restoranti Weedoo do t’u ngarkojë klientëve të interesuar 149 euro në muaj për të ngrënë dhe pirë sipas dëshirës. Restoranti, i njohur në zonën ku ndodhet për gjelin e pjekur në skarë, do të eksperimentojë formulën pionierë të “Flat Food” (ushqimit të sheshtë)” për gjashtë muaj. Abonimi do të rinovohet sipas zgjedhjes së klientit individual në fund të çdo muaji.
“Ne u intriguam nga ideja për të testuar në restorant atë që ka ndodhur me vite në fusha të jetës së përditshme të konsumatorit, sqarojnë pronarët e biznesit Luca Pellizzari, Alessandro Trentin dhe Girolamo Rossi, të tilla si telefonia, Interneti, filmat dhe serialët televizive, transmeton Scan.
Tarifat e FlatFood ndryshon nga koncepti tjetër i njohur tashmë kudo në botë si “all you can eat” (gjithçka që mund të hani) pasi ajo është e përqendruar tek përsëritja e vizitave më shumë se sa tek sasia, përcjell albinfo.ch. Duke marrë parasysh që restoranti është i hapur 7/7 për 360 ditë në vit, ne presim shumë punë shtesë gjatë muajve në vazhdim. Një përpjekje për të cilën ne konsiderojmë se shpërblehemi nga pjesëmarrja e njerëzve që pajtohen me frymën tonë novatore, si në ofertën ushqimore ashtu edhe në përvojën e ngrënies, dhe të cilët dëshirojnë të marrin pjesë me ne në atë që mund të bëhet një revolucion i vogël në sektorin e gastronomisë.
Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…
Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…
Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…
Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…
Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…