Categories: Uncategorized

E vërteta që duhet të dini, a është i shëndetshëm gatimi në tenxheren me presion

rej vitesh, tenxherja me presion ka qenë mjet shpëtimi për amvisat të cilat jo vetëm që duhet të bëjnë gjellën gati por edhe të pastrojnë shtëpinë.

Ajo përdoret për gatimin e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për gatim dhe përbën një mënyrë shumë të lehtë të përgatitjes së vakteve.

Tenxherja me presion është krijuar për herë të parë në vitin 1679 i cili krijoi një tenxhere me kapak të izoluar për gatim të shpejtë.

Me kalimin e viteve, modelet e tenxhereve me presion u bënë më të larmishme e me forma të ndryshme.

Si funksionon tenxherja me presion?

Në një tenxhere me presion, pika vluese e ujit rritet ndjeshëm.

Kur uji është tepër i nxehtë dhe avulli i izoluar, arrin një temperaturë vlimi shumë të lartë deri në 120 C.

Kjo temperaturë e lartë përshpejton gatimin e ushqimeve.

A është i shëndetshëm gatimi me tenxhere me presion?

Shumë njerëz besojnë se gatimi me tenxhere presioni nuk është i shëndetshëm për shkak të presionit dhe temperaturës së lartë. Studimet thonë se gatimi në tenxheren me presion është mënyra më e mirë për ruajtjen e beta karotenit dhe acidit askorbik tek spinaqi. Studime të tjera shpjegojnë se gatimi i brokolit në këtë tenxhere ruan 90% të vitaminës C.

Gatimi me avull dhe zierja ruajnë respektivisht 78% dhe 66% të vitaminës C.

Sipas ekspertëve, ruajtja e ushqyesve tek ushqimet e gatuara me presion të lartë i atribuohet kohës së shkurtuar të gatimit. Kjo do të thotë se pavarësisht se ushqimet gatuhen në temperaturë të lartë vlimi, koha e gatimit është shumë më e shkurtër për të mundësuar shkatërrimin e plotë të ushqyesve.

Përpos të tjerave, ushqyesit lëshohen në ujë por në gjellën me presion nevoja për ujë është më e vogël se në një tenxhere tjetër.

Kësisoj, ushqyesit ruhen në nivele të larta.

A mund të gatuhen fasulet në tenxhere me presion?

Ekspertët thonë që tenxherja me presion përbën mënyrën më të mirë të gatimit të fasuleve dhe legumeve në veçanti.

Këto të fundit shkaktojnë probleme me tretjen por kur gatuhen me presion të lartë, përbërësit që shkaktojnë probleme me tretjen shuhen ndjeshëm.

Tenxherja me presion i bën legumet më të tretshme dhe ruan vlerat e tyre ushqimore.

Aspektet e sigurisë së tenxheres me presion

Tenxherja me presion është një pajisjet që shkakton aksidentet më të mëdha në kuzhinë.

Ajo mund të shpërthejë si pasojë e faktorëve të ndryshëm dhe të shkaktojë lëndime serioze.

Ekspertët thonë që përpara hapjes të prisni disa minuta deri sa avulli të ketë dalë plotësisht ndërkohë që në gatim duhet të përdorni sa më pak yndyrë.

Mbi të gjitha, ekspertët paralajmërojnë të mos blini kurrë tenxhere presioni të dorës së dytë./AgroWeb.org/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago