Categories: Uncategorized

E teproni me kripën në gatiet tuaja? Kjo është zgjidhja

Kripa është e rëndësishme në gatim për shumicën e njerëzve pasi rregullon e balancon shijen. Mirëpo problemi fillon kur gatimet kanë më shumë kripë nga sa duhet.

Sigurisht shumë kripë mund të jetë e dëmshme për organizmin, por edhe shumë e hidhur për ushqimin. Me siguri ju ka ndodhur që të paktën një herë gjatë gatimit t’ju rrëshqasë dora me kripën, por nuk keni ditur si të veproni. Në këtë shkrim Agroëeb.org ju tregon disa nga mënyrat më efikase për të rimarrë në dorë situatën në kuzhinën tuaj edhe pas ndonjë gabimi.

Uji

Uji mund të jetë një ndër zgjedhjet më të shpejta dhe të mira në rastet kur ju prishen gatimet. Sidomos tek supa apo gatimet e lëngshme pak ujë të ftohtë mund t’ju nxjerrë nga situata.

Bëni kujdes të mos shtoni shumë ujë pasi mund t’i hiqni shijen përbërësve të tjerë. Filloni duke hedhur një filxhan të vogël ose një filxhan çaji dhe gjithnjë trazojeni mirë. Vëreni përsëri në zjarr gatimin tuaj dhe në fund provoni një majë luge për të parë nëse shija është balancuar.

Uthulla

Limoni, uthulla apo lëngjet që kanë një masë aciditeti mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shijen e ushqimeve tejet të kriposura.

Mjafton pak limon i shtrydhur apo një lugë çaji uthull që të balancojë kripën e gjellës tuaj. Kjo mënyrë do të zbusë shijen e hidhur që lë kripa me një shije të re siç është ajo e limonit apo hudhrës.

Perfekte për ta përdorur tek patatet, mishi apo peshku megjithatë sigurohuni të hidhni sasi të vogla edhe të këtyre lëngjeve.

Zhytja në ujë

Nëse ju ndodh të blini shpesh mish apo ushqime të kripura që nga dyqani me siguri e dini se sa të hidhura mund të jenë.Për të hequr kripën e tepërt mjafton t’i fusni këto ushqime në ujë dhe lërini për disa orë. Më pas mund ta gatuani apo thani si normalisht.

Patatet

Nëse për të hequr ndjesinë e djegies tek supat përdorni niseshte për të hequr kripën e tepërt mjafton të zhysni në të një patate. Për ta bërë këtë lani mirë një patate mesatare dhe thjesht futeni që të gatuhet bashkë me përbërësit e tjerë.Ky proces do të largojë kripën tek gatimet e lëngshme siç është kripa.

Salca e kosit

Të shtosh salcë kosi apo gjizë tek ushqimet e qullëta siç është salca e domateve ndihmon t’a bëni atë më kremoze. Kjo mënyrë do të balancojë shijen e gatimeve tuaja.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

20 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

38 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

46 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

53 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago