Categories: Uncategorized

E kemi ditur gabim, kjo është sasia e ujit që duhet të konsumojmë gjatë ditës

Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë, prandaj të qëndrojmë të hidratuar është shumë e rëndësishme. Duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve, pasi ruajtja e balancës është e rëndësishme për të mos u dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie, rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të dehidratuar i duhet më shumë sforcim për të funksionuar. Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë, por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Faktikisht, sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2 – 2.7 për femrat.

Si ndikon dehidratimi tek aftësitë e të nxënit?

Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, marramendje dhe një gjendje letargjike, e cila zgjat në varësi të mungesës së ujit. Ndikimi i tij është i fortë në çdo grupmoshë. Megjithatë, në rastin e të moshuarve, situata kërkon kujdes të shtuar. Me kalimin e moshës, rezervat e ujit në trup janë në rënie si pasojë e tkurrjes së masës muskulare.

Hormonet që sinjalizojnë etjen mjegullohen dhe ndodh që në këto grupmosha, njerëzit harrojnë të pijnë ujë ose mendojnë se nuk kanë etje. Përpos të tjerave, të moshuarit janë ndjeshëm më të rrezikuar nga pakësimi i aftësive të të nxënit. Sipas ekspertëve, dehidratimi, por edhe pirja e tepruar e ujit, kanë një ndikim negativ te këto tri aspekte të rëndësishme të trurit:

Vëmendja

Shpejtësia e përpunimit të informacionit

Kujtesa

Ndikimi i dehidratimit ndihet shumë sidomos tek kujtesa afat-shkurtër, por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme. Intoksikimi nga uji ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme. Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera. Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, kjo shkakton dhimbje koke dhe të përziera.

Te të moshuarit, ky probabilitet është i lartë për shkak se veshkat nuk arrijnë të zbrazin ngarkesat e ujit nga trupi. Kësisoj, ata mund të përballen krejt lehtë me intoksikimin nga uji. Një rrezik i shtuar vërehet te njerëzit që vuajnë nga veshkat, mëlçia ose sëmundjet e zemrës.

të fundit

FOTO/ Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes…

2 hours ago

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

3 hours ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

4 hours ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

4 hours ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

4 hours ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

4 hours ago